Bashkia Tiranë, numër llogarie për
të ndihmuar familjet e përmbytura

Bashkia Tiranë, numër llogarie për<br />të ndihmuar familjet e përmbytura
TIRANË - Një javë pas përmbytjeve që shkaktuan dëme kolosale për afro 700 familje në njësinë bashkiake nr. 11, ata janë ndihmuar fare pak për dëmin kolosal që u ndodhi.

"Qeveria vazhdon të heshtë për fatin e këtyre banorëve", është opinioni që vjen nga Bashkia e Tiranës, e cila shton se "ndonëse kanë humbur gjithçka kishin krijuar në vite, madje dhe librat e fëmijëve dhe çdo çast janë të kërcënuar nga epidemia Kryeministri, ministri i Brendshëm, ai i Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes që u premtoi ndihmë, Ministria e Arsimit dhe prefekti i Tiranës që vazhdojnë ta injorojnë fatkeqësinë e këtyre banorëve që jetojnë pak metra larg institucioneve qendrore të shtetit".

NUMËR LLOGARIE TE INTESA SAN PAOLO:
Bashkia ndërkohë kërkon sensibilizimin e qytetarëve për t'iu ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Një numër llogarie është hapur në bankën Intesa Sanpaolo Bank: Nr. llogarie Dega e Thesarit 2014730702, për të mbledhur kontributet monetare të qytetarëve.  

Ndërkohë të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë me ushqime veshmbathje, orendi, materiale elektroshtepiake etj., mund t'i dërgojnë pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare, rruga "Maliq Muça", njësia bashkiake nr. 9."

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator