TIRANE-Lidhur me shpërndarjen e kartelave të pajtimit (abone) për muajin qershor 2017, Bashkia e Tiranës dëshiron të njoftojë qytetarët e saj, përdorues të shërbimit të transportit publik qytetës, si më poshtë:
Me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLË.
Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale. Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrorë. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme aboneja.
Njoftojmë qytetarët se çdo njoftim tjetër apo prezantim i kartelave të pajtimit mujor (abone) jashtë këtij standardi, që mund të jetë vendosur si njoftim në mjetet e transportit qytetës ose kioska, nuk korrespondon me formatin e miratuar nga Bashkia e Tiranës.
Bashkia e Tiranës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe fton qytetarët që të pajisen normalisht me abone, duke mos i konsideruar këto njoftime.
[gallery]22466[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.5%
-
Të gabuar
46.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 10250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Salianji del nga selia e PD për t’u dorëzuar: Do përballem me regjimin aty ku e kanë kërkuar, refuzova ngujimin
27 Shtator, 17:23
-
Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës
27 Shtator, 17:16
-
Aksident në Vlorë! Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! 2 të plagosur
27 Shtator, 17:16
-
Salianji do dorëzohet, disa militantë mblidhen para Policisë së Tiranës
27 Shtator, 17:07
-
Trump dhe Zelensky takohen në Nju Jork
27 Shtator, 17:02
-
Zhvillohet ceremonia e përfundimit të kursit me temë ‘Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit’
27 Shtator, 16:58
-
Pritet vetëdorëzimi i Salianjit/ Avokati i deputetit mbërrin në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 16:58
-
Mercedez-Benz Albania merr certifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar
27 Shtator, 16:54
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit
27 Shtator, 16:52
-
Ndotje në Orikum, fusha e mbetjeve ‘mbyt’ qytetin turistik! Administratori: Duhet mbyllur urgjent! Kërkojmë nga Qeveria të hapë landfillin e Sherishtës
27 Shtator, 16:49
-
NATO vendos komandën tokësore në Finlandë, afër kufirit rus
27 Shtator, 16:44
-
Berat/ Rreth 80 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” për 9 muaj! Turistët: Këtu gjenden ikona unikale si askund tjetër
27 Shtator, 16:40