Bashkia zgjeron korsinë e biçikletave, Veliaj: Janë shtuar si asnjëherë tjetër në 30 vitet e fundit.

Bashkia zgjeron korsinë e biçikletave, Veliaj: Janë shtuar si asnjëherë tjetër në 30 vitet e fundit.

Bashkia e Tiranës në këto kohë koronavirusi ka menduar edhe për zgjerimin e korsive të biçikletave, siç është rasti i rrugës “Ismail Qemali” pranë Liceut Artistik. Kryetari i bashkisë Veliaj ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku duken puntorët që i japin dorën e fundit kësaj korsie të dedikuar.

“Gjatë natës vijëzuam korsitë e reja për çiklistët dhe këmbësorët, të cilat na ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, që janë shtuar si asnjëherë tjetër në 30 vitet e fundit në rrugët e Tiranës, që nga rënia e komunizmit,”-shkruan Veliaj në postimin e tij në 'facebook'.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve në Tiranë  tregoi edhe njëherë domosdoshmërinë e lëvizjes me biçikleta jo vetëm si një mjet qarkullimi ekonomik, por njëkohësisht edhe për cilësinë e ajrit. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • biciklisti ne tirane: 03/05/2020 14:46

    BRAVO ERION,, vazhdo keshtu sic e ke nisur,,,mos ler rruge ne tirane pa korsi bicikletash,,,ku paskemi qene,,na shkatarruan mushkerite makinat me tym,,,,voten time e ke prape ne zgjedhjet e ardhshme….

    Përgjigju
  • goni: 02/05/2020 17:03

    BRAVO ERION PER PUNEN E MIRE DHE PER KETO KORSI BICIKLETE,,,BEJI DHE TEK RRUGA MUSLYM SHYRI,,TEK RRUGA E DURRESIT,,DHE TEK MINE PEZA,,,DHE TEK RRUGA FORTUZI,,,RRUGA FORTUZI KA NEVOJE DHE PER ZGJERIMIN E TROTUARIT SIC KA QENE PARA SE TI NGUSHTONTE KOT RAMA,,PO ASHTU DHE NE UNAZE KA NEVOJE PER KORSI BICIKLETE NE TROTUAR.....

    Përgjigju
  • Gerti: 02/05/2020 15:37

    Blloko rruge e sheshe, hiq parkime po mir me Lali Er kush qeka ky qe te jep kto mendime te ndritura?? Po sa trafik ka Tirana kte a e di? Po se di mer plak se vet dhe nalt madhnisbabes ktij veni me shok ju hapet rruga me eskorta policie Vej mer nji shirit ne trotuar si e ka bota. Ciklizmi madh doni bo venin si Europa po filloni nga gjera idiotlliqe zgjero rrug biciklete dhe trafiku vu. Ne qe kemi pun me makina dit per dit na knaqet me shum po hajm gjoba se po bejm punen. Jo te gjith dalin me makina per qef mendo se shumica jan per pun. Kompanit postare ti ndajn pakot me bicikleta, Kompanit e kafeve ti ndajn pakot me bicikleta, kompanit ushqimore ti ndajn me bicikleta, Kompanit e transportit si shkollat etj ti trnsportojn me femijet me bicikleta.. Ulu me kemb ne tok se njerzit po ngelen pa buk meresh me bicikletat.

    Përgjigju
    • Tani: 03/05/2020 08:31

      Eri i ka vetes detyre te beje Tiranen si Brukseli.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?