TIRANE- Me një akt normativ, qeveria ka bllokuar grantet e kushtëzuara për tremujorët e tretë dhe të katërt pothuajse të të gjitha bashkive. Bëhet fjalë për shuma që shkojnë nga 100 milionë lekë të vjetra deri në 900 milionë. Këto kanë qenë paratë që pushteti vendor ka pasur në dorë për të mbyllur bilancin e këtyre muajve. Gazeta Shqiptarja.com në një shkrim të botuar sot nga Anila Basha ka marrë reagimet e kryetarëve të bashkive të Vlorës, Fierit e Lushnjes të cilët kanë shprehur revoltën e tyre.
“Me një të rënë të lapsit, më kanë hequr 870 milionë lekë. Janë para që po përdoren për punimet në dy sheshet kryesore ku do të ndodhin edhe festat. Një muaj para tyre. E kanë idenë se ç'po bëjnë apo jo?”- citohet kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
“Këtu vetëm për decentralizim nuk mund të flitet. Grandi i kushtëzuar është një fond që menaxhohet nga vetë bashkia, nëse e con për investime, paga, rroga etj. Nuk është qeveria që ndryshon këtë ligj për buxhetin. Bie në kundërshtim me ligjin për autonominë e pushtetit vendor” komenton kryetari i bashkisë së Fierit Baftiar Zeqo.
Ndërkohë që kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, thotë se do ti vë drynin bashkisë
AKTI NORMATIV
Në 26 shtator qeveria firmosi aktin normativ për ndryshimin e ligjit për buxhetin e shtetit ku parashikohet mbajtja e grantit të pakushtëzuar për të gjitha bashkitë në funksion të pagesave të debive për CEZ. Sipas këtij ndryshimi të ligjit të buxhetit të shtetit, i cili duhet të kalojë në parlament brenda 45 ditëve nga miratimi i tij. Sipas aktit normativ janë vendosur shumat që i priten çdo bashkie dhe komune, dhe disa prej tyre mund të marrin një subvencion për energjinë elektrike dhe ujin. Sipas aktit normativ të kaluar në qeveri, transferta e pakushtëzuar dhe subvencioni për energji elektrike e për furnizim me ujë të pijshëm, të papërdorura gjatë vitit buxhetor, trashëgohen në vitin buxhetor pasardhës.
Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com
LEXO Shkrimin e plote
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com