TIRANE- Kryetari i gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja akuzon politikën se po përdor gjykatën për interesat e saj për të vërtetuar suksesin e tyre, kundrejt palës kundërshtare. Konferenca ndërkombëtare “Ndarja dhe balancimi i pushteteve” që u mbajt sot paradite shërbeu si pikë takimi mes kryeministrit Berisha dhe presidentit Bamir Topi, të cilët në fillim të aktivitetit janë përshëndetur duke shtrënguar duart me njëri tjetrin.
 
I pranishëm në konferencën ndërkombëtare “Ndarja dhe balancimi i pushteteve” që mbahet sot në Tiranë, Dedja tha: “Politika konfliket brenda vetes i shndërron në konflikte juridike duke i paraqitur në gjykatën Kushtetuese. Në këtë kontekst cështjet politike ballafaqohen në natyrë kushtetuese, dhe kur nuk është politike kthehet në politike për të vërtetuar suksesin e njërës palë. Pala humbëse do mbetet e pakënaqur. duke e lidhur gjykatën si e njëanshme me palën tjetër. Gjykata ka detyrë të japë drejtësi. Dhe e rëndësishme që ajo që fiton të fitojë me të drejtë, dhe ajo që humb të me të drejtë”

Dedja shprehu shqetësimin se 20 vjetori Gjykatën Kushtetuese e gjen të paplotësuar. “Edhe në progres raport është theksuar se kuvendi nuk ka emeëruar emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Procesi i emërimit mbetet një cështje shqertësuese për shkak të zgjatjes dhe politizimit.

Dedja shprehu shqetësimin se 20 vjetori Gjykatën Kushtetuese e gjen të paplotësuar. “Edhe në progres raport është theksuar se kuvendi nuk ka emeëruar emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Procesi i emërimit mbetet një cështje shqertësuese për shkak të zgjatjes dhe politizimit.

Dedja tha se po Gjykata Kushtetuese po përballet dhe me sifdat që vijnë nga kuadri ligjor i administrimit dhe funksionimit të këtij institucioni, dhe renditi një sërë mangësish të tij si “Ligjit i mungojnë afatet për emërimin e gjyqtarëve të rinj pa i mbaruar mandati gjyqtarit kushtetues. Ligji ka mangësi në mungesën e parashikimit të së drejtësisë së gjykatës kushtetuese”.

Kryetari i gjykatës shprehu shqetësimin se janë shtuar në numër mosekzekutimi i vendimeve në formë të prerë të marra nga kjo gjykatë.
Problematikë mbetet mungesa e hapësirave, mungesa e fondeve financiare për të rritur transparencën. Ligjëvënësit duhet të kenë në vëmendje mundësitë për ti garantuar mbështetjen gjyqtarëve për cilësi e profesionalizëm

TOPI: DETYRA JUAJ E VESHTIRE, POR RUANI PARIMET
Presidenti Topi vlerësoi punën e gjykatës Kushtetuese, së cilës “i është dashur të marrë vendime shumë të rëndësishme, për të garantuar liritë dhe të drejtat e individit, konflikteve mes pushtetëve apo institucioneve kushtueses.
I është dashur të përballojë presione të politikës, por ia ka dalë që të shndërrojë institucionin në garant të frymës dhe parimeve demokratike”. Ai nënvizoi se “Gjykata Kushtetuese është vendi për inteprretimin përfundimtar për garantimin dhe zbatimin e Kushtetues dhe të gjithë janë të detyruar ta zbatojnë Kushtetuetën. Ky vend nuk mund të cënohet nga pushtete politike.”
Presidenti pranoi se Gjyqtarët e kësaj gjykate kanë një punë të vështirë, sidomos kur politika ka të vështirë të gjejë kufijtë, prandaj është e nevojshme që të mos shkëputen nga parimet.
“Në një shoqëri ku politika e ka të vështirë të gjejë kufijtë kushtetues, është Gjykata Kushtuese ajo që ruan të pastra parimet e ndarjes së pushteteve. Këto parime janë delikate dhe shpesh nuk gjenden të shkruara në Kushtetutë. Gjetja e balancës së ndarjes së pushteteve, është një sfidë e vështirë. Por nëse është e suksesshme është një gjë shumë e madhe për vendin. Vendimet që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, marrin rëndësi të veçantë sepse lidhen me vetë suksesin e modelit të shtetit.Në procesin e marrjes së vendimeve, gjyqtarët Kushtetues duhet të mos shkëputën nga parimet.

Kryeministri Berisha vlerësoi se në këto 20 vjet Gjykata Kushtetuese pasqyroi përpjekjen e madhe të shqiptarëve për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, dhe roli i saj ka një rëndësi të madhe. “Pavarësisht nga vështirësitë, nga dritë-hijet, Gjykata Kushtetuese ka përmbushur me dinjitet këtë rol. Ajo është përballur me presione të shumëllojta, me kufizime. Por, sot, ndarja e pushteteve është me e konsoliduar se asnjëherë më parë. Demokracia shqiptare do të ecë e sigurtë drejt horizontit që pret dhe meriton dhe integrimit në BE. Ju përgëzoj për kontributin për plotësimin e vakuumeve në kushtetute" - tha Berisha.

E pranishme në këtë aktivitet dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e kryeministri Berisha. Pjesë e panelit në këtë konferencë me temë “Ndarja dhe balancimi i pushteteve- Roli i kontrollit Kushtetues” ku mbajti një fjalim edhe Gianni Buquicchio, President i Komisionit të Venecias.

(sg/shqiptarja.com)