Qeveria ka vendosur që të bëjë mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të Bashkim Finos. Shuma që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është 560 000 lekë.
 
Kjo pagesë do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
 
VENDIMI
Nr. 758, datë 28.10.2016
PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BASHKIM FINO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Bashkim Fino, në masën 560 000 (pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI Edi Rama

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com