Bashkimi bën fuqinë/ Kompania farmaceutike franceze Sanofi mbështet Pfizer në prodhimin e vaksinës anti-COVID

Bashkimi bën fuqinë/ Kompania farmaceutike franceze Sanofi mbështet Pfizer në prodhimin e vaksinës anti-COVID

Kompania farmaceutike Sanofi

Kompania franceze farmaceutike Sanofi, do të mbështesë BioNtech në prodhimin e vaksinave ant-COVID Pfizer, e cila do të zhvillojë aktivitetin e saj në Frankfurt të Gjermanisë.

Lajmin e ka dhënë kreu i kompanisë, Hulson Paul dhe ka synim prodhimin e më shumë se 100 milionë doza vaksinash të cilat do të dorëzohen në Evropë në verë.

Kompanitë farmaceutike kryesore të cilat furnizojnë BE-në, më vaksina anti-COVID si Pfizer dhe AstraZeneca, kohët e fundit kanë hasur probleme në prodhimin e tyre gjë që ka sjellë pakënaqësinë e krerëve të BE-së, si dhe probleme në fushatën e vaksinimit në shtetet anëtare.

Një përpjekje e vaksinës anti-COVID, të prodhuar nga kompania franceze Sanofi dhe GlaxoSmithKline britanike nuk ishte efektive.

“Meqenëse vaksina jonë është vonuar për disa muaj, ne pyetëm veten se çfarë mund të bënim që të ndihmonim në këtë situatë pandemie”, tha kreu i kompanisë farmaceutike franceze, Hudson.

Situata aktualisht në BE është mjaft e tensionuar prej pandemisë së koronavirusit.

Nuk mjaftonte kjo por edhe një vonesë në prodhimin e vaksinave anti-COVID nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe AstraZeneca ka përkeqësuar situatën.

Vaksinimi në shumicën e vendeve evropiane pas miratimit të Pfizer nga EMA ka nisur më datë 27 dhjetor, por fushatat e vaksinimin në vendet anëtare kanë ndryshuar planin për shkak të zhvillimeve të fundit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën