Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg

Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg

Fadil Novalliç

Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliq, u dënua me katër vjet burgim për qasje të paligjshme me rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliqit më 5 prill, ashtu si edhe kundër të të pandehurve të tjerë në këtë rast: kreut të suspenduar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiq.

Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiq me pesë.

Kompania “Srebrena Malina” gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Novalliq nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit.

Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin.

Ai është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiqin “për të siguruar përfitime materiale” që më pas do t’i ndanin mes vete.

Ministrja e Financave, Jellka Miliceviq, është liruar nga akuza se nuk i ka penguar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.

Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ka filluar më 23 shkurt, 2021, para Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës.

Respiratorët janë blerë në prill të vitit 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19.

Prokuroria e Kantonit të Sarajevës ka nisur hetimet pasi është bërë e ditur se puna është kryer pa tender dhe me marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë private “F.H. Srebrena Malina”, e cila merret me tregti të pemëve dhe perimeve.

Prokuroria e Shtetit e ka marrë më pas lëndën nga Prokuroria Kantonale dhe aktakuza është konfirmuar në fund të vitit 2020. REL

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë