'Bashkimi bën fuqinë', Veliaj mbështet partitë shqiptare në Malin e Zi: Ndiqni shembullin e Nik Gjeloshajt

'Bashkimi bën fuqinë', Veliaj mbështet partitë shqiptare në Malin e Zi: Ndiqni shembullin e Nik Gjeloshajt

Nik Gjeloshaj dhe Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë në mbështetje të forcave politike shqiptarë në Malin e Zi, për zgjedhjet që do të mbahen në 30 gusht.

Forcat politike shqiptare në Malin e Zi janë bashkuar për të maksimizuar numrin e mandateve në Parlament.

Veliaj ka përmendur shembullin e zgjedhjes së kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj i cili fitoi garën pas bashkimit të shqiptarëve.

"Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Shqiptarët në Mal të Zi gjenden para një procesi të rëndësishëm politik, zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit! Miku im Nik Gjeloshaj i bashkoi vitin e kaluar gjithë subjektet shqiptare në Tuz dhe fitoi garën si Kryetar Bashkie! Ja pse bashkimi funksionon! Kësaj here, Nika është bartës i listës dhe me Genc Nimanbegun kanë afruar shqiptarët, nga të gjitha trevat në Mal të Zi. Është një rast ideal që votuesit shqiptarë atje duhet ta shfrytëzojnë masivisht duke votuar Listën Shqiptare Genci Nimanbegu- Nik Gjeloshaj, me numrin 10!

Mos harroni, #BashkimiBenFuqine! Forca", shkruan Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ulqini: 19/08/2020 19:42

    Ik more m*t se e ke felliq Tiranen boll nuk kena nevoje per ty si njeri i korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi