Bashkimi Europian reagon pas arrestimeve masive: Presim që dënimet të vazhdojnë

Bashkimi Europian reagon pas arrestimeve masive: Presim që dënimet të vazhdojnë

Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar përmes një statusi në faqen zyrtare të delegacionit për operacionet e zhvilluara nga policia shqiptare. Ai shprehet se lufta kundër krimit dhe trafikut është një nga kushtet kryesore të BE për integrimin. Soreca thekson se BE pret që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të tjera.

Ne mirëpresim operacionin e gjerë anti-#drogë të ndërmarrë sot në qytete të ndryshme nga Policia e Shtetit. Lufta kundër krimit të organizuar & trafikut të drogës është një prioritet top për BE. Presim që #ndjekjet penale & #dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme.

Luigi Soreca

Mbrëmjen e sotme janë arrestuar në disa operacione; ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko për korrupsion dhe falsifikime, të fortët e Shijakut, vëllezërit Avdyli për trafik heroine, ndërsa për këtë dosje janë mbi 20 të shoqëruar të tjerë dhe disa në kërkim mes tyre Lul Berisha.

Ndërkohë që në Sarandë dhe Delvinë vijon operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Kelmend Balilit. Operacionet janë zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan, Sarandë, Delvinë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 22/10/2018 10:58

    pas 1 viti i keni te gjithe te lire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja