Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare me një miliard euro për të luftuar Ebolën, njoftoi sot në rrjetin social "Twitter" presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, në ditën e dytë të samitit të presidentëve dhe kryeministarave.
Vlera prej një miliard eurosh u vendos nga kryeministri britanik, David Cameron, ndërkohë që kontributi evropian ishte parashikuar para samitit 600 milionë euro, 204 milionë prej të cilave për Komisionin Evropian.
Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, drejtuesit evropianë duhet të përqendrohen në faktin se sa personel është në gjendje Evropa të vendosë në vendet e prekura, Sierra Leone, Liberia dhe Guineja.
Mungesa e personelit mjekësor në terren është konsideruar si një sfidë e madhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
ATSH
/Shqiptarja.com