/ATSH-Gjergji Mima/ - Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo zhvilloi një takim me Kreun e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Kroaci, Ambasador Branko Barievi. Në takim ishte i pranishëm edhe diplomati Ilir Qorri.
Bari?evi? vuri në dukje se për të pasur sukses në rrugën drejt anëtarësimit në BE, nevojitet konsensus i gjerë politik në vend, ashtu siç ndodhi edhe në Kroaci. Mesazhi që jepet është: Politikanët e të gjithë krahëve duhet të kuptojnë domosdoshmërinë e konsensusit dhe ta realizojnë konkretisht atë, sepse kështu mbështeten edhe reformat e nevojshme.
Ambasadori Melo theksoi se është ndihmë e rëndësishme që Kroacia është pjesë e BE-së tashmë, pasi ajo do të jetë një zë shumë i fortë pro anëtarësimit të gjithë rajonit në BE, duke forcuar kështu perspektivën e anëtarësimit. Përveç suksesit bazuar tek meritat për secilin vend, duhet konsideruar edhe rëndësia gjeostrategjike që ka zgjerimi në rajonin tonë.
Sipas Barievi, brenda BE-së tashmë është kaluar nga "frika nga zgjerimi", tek qasja realistike, ku për çdo fushë jepen kritere specifike për t'u plotësuar, dhe këto ndihmojnë për mbërritjen në finish. Një pikë e rëndësishme në ditët e sotme do të jenë "Financat publike", të cilat do të vëzhgohen me rigorozitet. Kështu po ndodh me Kroacinë edhe aktualisht, ku Komisioni vlerëson deficitin buxhetor për të qenë në nivele të pranueshme nga BE, dhe kjo do të ndodhë edhe me vendet aspirante.
Ambasadori Melo nënvizoi faktin se Shqipëria kërkon të marrë eksperiencën kroate për t'u anëtarësuar sa më shpejt në BE, dhe për këtë janë duke u ndërmarrë hapa konkrete. "Është nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi "Marrëveshja e Partneritetit Evropian" midis dy vendeve, e cila shkurton procedurat për shkëmbimin e përvojës ndërmjet institucioneve respektive, si dhe është ngritur në Tiranë "Qendra e Ekselencës", sipas shembullit kroat", tha ai.
Në fund, Barievi theksoi se "Europe House", që operon në ndërtesën e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Zagreb, do të organizojë aktivitete të ndryshme me tema të lidhura me BE-në, prandaj për këtë dhe për mundësi të tjera bashkëpunimi mbetet e hapur edhe për Ambasadën.
/Shqiptarja.com