Bashkimi Evropian përshëndet
konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Bashkimi Evropian përshëndet<br />konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Bashkimi Evropian ka përshëndetur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Maja Kociançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se zgjedhja e kryetarit paraqet hapin e parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor.

Bashkimi Evropian i kërkon shumicës së re parlamentare që të formojë sa më parë Qeverinë e re në mënyrë që të ecet përpara me reformat e nevojshme dhe urgjente për përparimin e Kosovës në agjendën e anëtarësimit të saj në BE”, thuhet në deklaratën e Kociançiç.

Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka kërkuar që Kosova t’i formoj sa më shpejt institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit si dhe të formojë një Qeveri pro-Evropiane/rel

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre