Bashkimi Evropian-Shqipërisë:
Hiqni TVSH për projektet tona!
Bashkimi Evropian aktualisht po negocion me ministrinë shqiptare të Financave lidhur me një pengesë absurde burokratike, që qeveria Berisha vendos ndaj projekteve që financohen me fonde të Brukselit.
TIRANE - Bashkimi Evropian aktualisht po negocion me ministrinë shqiptare të Financave lidhur me një pengesë absurde burokratike, që qeveria Berisha vendos ndaj projekteve që financohen me fonde të Brukselit. Fondet nga BE në drejtim të Shqipërisë në kuadër të projekteve të ndryshme që lidhen me instrumentat e para-aderimit (IPA - Instrument for Pre-Accession) aktualisht hyjnë në financimet që taksohen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), çka konsiderohet si një absurditet nga ana e organizmave komunitare.
Sipas tyre, vendet e tjera që janë në proces aderimi, kandidimi apo përafrimi me strukturat e Bashkimit Evropian për procese të ngjashme financimi nuk taksojnë fondet e dhuruara nga BE. Politika që ndiqet në këtë rast është ajo e përjashtimit me ligj të të gjitha fondeve të financuara nga Brukseli për projekte të përbashkëta, ashtu sikurse qeveritë përjashtojnë financime të tjera, me rëndësi të veçantë për vendin. Sipas burimeve nga BE, Brukseli tashmë i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë shqiptare të heqë taksimin për këto fonde, sikurse një gjë të tillë e kanë bërë vendet e tjera.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, kostoja financiare e TVSH-së, që mbulon këto projekte të financuara nga komuniteti evropian llogaritet në rreth 100 mijë euro në vit.
Instrumentat e para-aderimit kanë të bëjnë me financimin e projekteve në fusha të ndryshme, të tilla si transportin, arsimin, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e mjedisit, etj.
Në paketën fiskale të sapomiratuar nga Kuvendi, nuk përfshihet asnjë nismë e tillë, por TVSH-ja hiqet për makineritë e investimeve mbi 500 mijë dollarë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18