Bashkimi i mundshëm i Spice Girl,
Victoria Beckham shuan entuziazmin

Bashkimi i mundshëm i Spice Girl,<br />Victoria Beckham shuan entuziazmin<br>
2018 është një vit kyç për Victoria Beckham. Jo vetëm për thashethemet e një bashkimi të Spice Girl i cili u bë “makthi” i gjysmës së planetit, por ky sezon shënon edhe 10 vjetorin e markës zonjës Becks.

Bashkimi i mundshëm i Spice Girl ka çmendur fansat e shumtë të tyre por Victoria Beckham e ka zbehur paksa entuziazmin.
“Nuk do të shkoj në turne, vajzat nuk do të shkojnë në turne”, ka thënë ish Spice Girl në një intervistë për Vogue gjatë një sfilate ku ajo ka prezantuar koleksionin e saj të ardhshëm vjeshtë-dimër.

Publikimi i një fotoje nga ana e Beckham në fillim të shkurtit, ku ajo shfaqej së bashku me shoqet e saj Geri Halliwell, Emma Bunton, Mel B dhe Mel C , riktheu shpresat për rikthimin e grupit i cili është cilësuar një fenomen ndërkombëtar i viteve ’90.spice girl
(Fotoja e publikuar e ish grupit Spice Girl)

“Ishte fantastike të takohesha me vajzat dhe ishte bukur të takoheshim të gjitha së bashku, unë jam në kontakt me to në mënyrë individuale, por është e pamundur për pesë nëna të zhvillojnë një turne ndërkombëtar”, nënvizon ish ylli i Spice Girl.
Momentalisht Victoria Beckam duket më e përqëndruar se kurrë në koleksionet e saj të modës.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema