Bashkimi i PD për primaret, Meta u devijon zhvillimeve të selisë blu: Unë kam aleancë me qytetarët

Zgjedhjet vendore të 2023 duket se kanë arritur një bashkim edhe pse të pjesshëm, të PD-së për nxjerrjen e një kandidati të përbashkët. Edhe pse me një aleancë të deklaruar në daljet e tyre publike ende nuk dihet nëse aleanca Meta-Berisha do të jetë e njëjtë edhe pas një bashkimi të mundshëm mes grupit parlamentar të partisë demokratike dhe Rithemelimit, për të dalë me një kandidat të vetëm përballë mazhorancës. Siç theksoi dhe Taulant Balla socialistët do të dalin të vetëm në zgjedhjet vendore të 2023. Pikërisht për këto zhvillime politike, Meta iu shmang 3 pyetjeve në të cilat pëmendeshin primaret dhe ecuria e aleancës me Berishën. Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta refuzoi të cilësohej si aleat me Berishën duke e ‘zevndësuar’ me qytetarët e Shqipërisë. Meta theksoi gjithashtu se ka kontribuar në bashkimin e PD-së edhe më herët, megjithatë nuk pranoi të konsiderohej palë me demokratët.

Ne do kërkojmë shqiptarëve, të ndëshkojnë kandidatët e rilindjes për këtë shpërdorim total që i kanë bërë popullit. Ndëshkimi është i rëndësishëm dhe për atë të opozitës, nëse vjedh siç vjedh Veliaj me inceneratorët, patjetër që do ndëshkohesh. Ndëshkim për të gjithë këtë katastrofë menaxhimi të pushtetit vendor. Çdo forcë politike do punojë si forcë politkike për këshillat për të tjerat mesazhi është i qartë. Së pari aleanca e Metës është me qytetarët e Shqipërisë, sa u takon problemeve të brendshme në PD kam ndërhyrë vetë të mos bëhen… Jo vetëm kaq kam qenë unë që i kam nxjerrë nga çadra edhe kur kam qene president dhe pse ishte skenar i Bashës dhe Ramës. Nuk dua të ndërhyj, ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë, e kemi me demokracinë, me luftën kundër korrupsionit dhe oligarkëve.- tha Meta.

Meta u pyet edhe për emrin e një kandidati i cili po qarkullon në zërat e mundshëm si kandidat, ku sërish preferoi të mos komentonte zhvillimet e një partie të një lideri tjetër.

Ua thashë shumë qartë ne do ftojmë të gjithë qytetarët e ndershëm dhe socialistët e ndershëm. Ne do t’;i ftojmë të gjithë të ndëshkojmë Rilindjen, që nuk njeh ligj dhe asnjë lloj reforme që në këto kohë krize s’po bën asgjë siç po bën Rajoni. Ne kemi vetëm një luftë, me sektin e rilindjes që ka shkatërruar shtetin, që ka marrë peng drejtësinë që tallet me gjithë qytetartët dhe shoqërinë tonë. Nuk mund t;i hyj unë në çështje emrash se nuk është përgjegjësia ime emri. Unë vlerësimet e mia mund t;i kem për cilindo por nuk hyj dhe nuk ndikoj në këto çështje kur përgjegjësinë e ka marr një lider tjetër. Kjo çështje ka përfunduar për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Objektivi ynë janë këshillat do t’i kthejmë në parlamente të Tiranës.- tha Meta.

I pyetur lidhur me numrin e pakët të qyetetarëve që e favorizojnë si lider Meta tha se sondazhet janë të financuara nga kryeministri Rama.

Një vendim i tillë për zgjedhjet 2023 në selinë blu vjen vetëm pak ditë pasi Sali Berisha i shtriu dorën Alibeaj që të bashkëpunojnë për vendoret. Teksa Rithemelimi ka njoftuar aleancën me Ilir Metën dhe partitë e vogla si dhe ka inciuar procesin e primareve, ende nuk dihet se si do të gjejnë dakordësi për mënyrën e daljes në zgjedhje me 1 kandidat.  Kujtojmë se Berisha i shtriu dorën edhe për propozimin e reformës territoriale Kreut të Grupit Parlamentar, Alibeaj, pavarësisht se që prej kthimit të tij me Foltoret dhe largimit të Lulzim Bashës, ka hedhur akuza ndaj tij si bashkëpunëtor me qeverinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
‘Në sondazhe rezultoni lideri më pak i pëlqyer?’, përgjigjet Meta: E ka financuar Rama sondazhin! Nëse nuk do të kisha popullaritet s'do më sulmonin

Ilir Meta kryetar i Partisë së Lirisë është pyetur gjatë një konference për shtyp, në lidhje me të dhënat e një sondazhi të publikuar në media, ku rezultonte se ishte lideri më pak i pëlyqeshëm. Sipas Metës këto sondazhe janë realizuar nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve.

‘Këto janë sondazhe të kombinuara edhe nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve. Këtë sondazh për mua e ka shpallur Edi Rama që ditën kur kam dalë nga presidenca. Edi Rama e di shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për ta shporrur atë. Nëse ka një forcë politike ku nuk fut duart është Partia e Lirisë. Nëse nuk do të kisha një popullaritet kaq të madh nuk do të ndërmerreshin të tilla sulme. Unë i besoj sondazhit të përditshëm që bëj në raport me qytetarët. Partia e Lirisë do të arrij një rezultat të jashtëzakonshëm. Nuk jam fare i shqetësuar për popullaritetin tim por për gjendjen e rëndë që është vendi.’- tha Meta.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen