TIRANË- Bashkitë në vështirësi serioze financiare, shumë shpejt mund të kalojnë nën menaxhimin e pushtetit qendror, dhe kryebashkiakët të humbasin administrimin e tyre. Pas disa thirrjesh për kryetarët e bashkive që kanë detyrime të papaguara që t’i reduktojnë ato, Ministria e Financave ka shpallur konkursin për administratorët e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në urdhrin e ministrisë thuhet se do të përcaktohet administrator për ato bashki që do të kenë vështirësi serioze financiare dhe paaftësi paguese.

Ndër bashkitë e para që pritet të kalojnë nën administrimin e pushtetit qendror dhe t’ju caktohet një administrator, janë Vora dhe Kavaja që janë klasifikuar në një raport të mëparshëm të Ministrisë së Financave në vështirësi serioze financiare, pasi detyrimet e tyre ishin mbi 90% të shpenzimeve vjetore të planifikuara. Bashkitë në vështirësi serioze financiare kishin afat deri në 15 korrik për të dorëzuar në ministri planin për shlyerjen e detyrimeve.

Për vitin 2021, 61 bashkitë e vendit rezultojnë me një stok detyrimesh të prapambetura të mbartura dhe të krijuara rishtazi në vlerën rreth 55,232,175 euro, ku borxhet më të mëdha i kanë për investime të papaguara, vendime gjyqësore dhe pjesa tjetër shpenzime korrente.

Në total janë 14 bashki me probleme financiare, 10 me vështirësi financiare dhe 2 në vështirësi serioze financiare. Paralajmërimi për të vënë administrator është dhënë edhe më herët nga qeveria në shtator të vitit 2019, por që u shty, nga tërmeti e pandemia.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Udhezimi mbiveshtiresite financiare

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Bashkitë që mund të jenë në veshtirësi financiare

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)