Fundjavën që lamë pas ata që preferojnë lokalet me muzikë live në kryeqytet, nuk mund të kishin lënë pa shijuar një surprizë me muzikë fantastike që servirej nga tre artiste të mëdha.
Fundjavën që lamë pas ata që preferojnë lokalet me muzikë live në kryeqytet, nuk mund të kenë lënë pa shijuar një surprizë me muzikë fantastike që servirej nga tre artiste të mëdha. Kejsi Tola, Juliana Pasha dhe Olta Boka, janë bashkuar si kurrë më parë për të performuar në një natë të mbushur me emocione, ku ngritën peshë gjithë sallën. Kishin zgjedhur një repertor fantastik nga muzika shqiptare deri tek ajo moderne të cilën e kanë interpretuar “gjallë,” ashtu si dinë të këndojnë vetëm ato. Ndoshta me këtë bashkim të tre vajzat që na kanë përfaqësuar denjësisht në Eurovizion, kanë justifikuar plotësisht faktin se me to nuk është bërë kurrsesi një zgjedhje e gabuar dhe se zëri i tyre është një himn i merituar për shqiptarët.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.3%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4463
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?