Një tjetër aleat i Bashës ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ dhe pritet të marrë mandatin e deputetit. Ai është Selami Jenisheri, kryetar i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017 Jenisheri ishte në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës me numrin 46.

Po sot ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit edhe një tjetër kandidat nga listat e PD, Besnik Troplini nga Balli Kombëtar. Në formularin e dekriminalizimit, dorëzuar në KQZ, në pyetjen në se ka jetuar jashtë territorit të Shqipërisë, Troplini përgjigjet me “po”, duke përmendur Italinë dhe Zvicrën. Për sa i përket arsyes, ai thotë se ka kërkuar azil politik.

Bashkë me Troplinin dhe Jenisherin pritet të shkojë në 118 numri i deputetëve në Kuvend.

Në Parlament kanë hyrë dy kryetarët e Partive të Ballit, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Demokracia e re Europiane,Koçi Tahiri, si dhe Zef Shtjefni dhe Nikolin Staka.