Bastet e çuditshme të Euro 2012, kuota për ndërprerje energjie

Bastet e çuditshme të Euro 2012, kuota për ndërprerje energjie
Ka filluar të ndihet aroma e turneut kontinental të futbollit, Euro 2012, dhe nuk mungojnë as opsionet e kompanive të mëdha të basteve në prag të garës që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, e që fillon më 8 qershor.

Përveç opsioneve të rëndomta, bien në sy disa baste të mundshme vërtet të pazakonshme. Kuota e vendosur nga bastet për mundësinë e ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ceremonisë së hapjes në Varshavë është 51.

Opsion i një basti është edhe një me natyrë politike. Për shembull presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Bastet i kanë dhënë kuotën 81, mundësisë së paraqitjes së tij në fushë gjatë një ndeshjeje. Sipas gjitha gjasave, nuk do të jenë vetëm këto por edhe shumë të tjerë në lidhje me prezencën e bashkëshorteve të futbollistëve të njohur apo edhe ato të zakonshme si kartonat e kuq për lojtarët dhe trajnerët.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut