Që nga pasditja, rreth orës 16, ushtarë të shumtë të KFOR-it edhe njësi të EULEX-it janë parë duke hyrë në selinë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Ruajtja dhe vëzhgimi i kampit Belvedere ku është stacionuar ROSU (njësia elite e Policisë së Kosovës) në lagjen ‘Bair’ të Mitrovicës është bërë një një autoblindë e KFOR me pajisje vëzhgimi dhe përgjimi.
Deri tek ky intervenim i KFOR-it ka ardhur pas informacioneve të fundit se "ROSU është duke planifikuar të intervenojë në veri për ti arrestuar disa kriminelë serbë, kryesisht të dyshuar për largimin e pikës statike të policisë të vendosur tek "Tre Rrokaqiejt".
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Policia e Kosovës, por kontrolli i KFOR-it po vazhdon ende në këtë bazë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar nuk ka pasuar ndonjë plan për lëvizje të policisë, por ai nuk ka dashur të komentojë se a është e vërtet se KFOR-i bastis ROSU –n.
Burime të Shqiptarja.com mëson se një njësi e ROSU nga rajoni i Pejës, njësi kjo që është futur e para në veri kur humbi jetë polici Enver Zymberi, ka ardhur për të ndihmuar njësinë speciale të rajonit të Mitrovicës të marten.
KFOR-i ka paralajmëruar edhe zyrtarë të lartë të Policisë dhe Qeverisë së Kosovës se nuk do të lejojë që forcat speciale të kalojnë matanë Ibrit.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com