Po ashtu, raportohet edhe për fluturime të disa helikoperëve në atë anë. Në Zveçan është leshuar alarmi pas të cilit popullata ka filluar të grumbullohet duke u nisur në drejtim të fshatit Dolan ku policia është duke kryer kontrollin. Qytetarët e mbledhur kanë bllokuar edhe 5 vetura te EULEX-it, duke e nderprere edhe qarkullimin. Policia e Kosoves nuk ka dhënë detaje shtesë.
I pranishëm është parë edhe kryetari ilegal i Zveçanit, Dragisha Milloviç dhe më pas është arritur marrëveshja që banorët ta zhbllokojnë rrugën, ndërsa automjetet dhe pjesëtarët e EULEX-it të tërhiqen në drejtim të Mitrovicës.
“Një demonstrim i tillë i forcës çfarë kanë aplikuar sot pjesëtarët e EULEX-it ndaj banorëve serbë të fshatit Dolan, për ne është krejtësisht i pa pranueshëm”, ka thënë, mes tjerash, Milloviç.
Ai ka theksuar se qëllimi i EULEX-it është të frikësojnë serbët dhe ka paralajmëruar edhe ndërprerjen e çdo bashkëpunimi mes të ashtuquajturës komunë të Zveçanit me këtë mision.
EULEX-i reth orës 16 e ka konfirmuar bastisjen për krim të organizuar në fshatin Dolanë afër Zveçanit. Nëpërmjet një komunikate për media, ky mision thotë se bastisja u krye në lidhje me një hetim mbi krimin e organizuar, vjedhje, kontrabandim mallrash dhe trafikim droge. Gjatë bastisjes që u autorizua nga një gjykatës i EULEX-it, u konfiskuan dy armë, municion dhe dokumente. Bastisja u zhvillua nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it nga Njësia Hetimore për Krimin e Organizuar dhe Njësia e Policisë Speciale. Në komunikatë nuk përmendet bastisja e shtëpisë së Zvonko Veselinoviqit për të cilin kanë raportuar mediat serbe.
(rg/shqiptarja.com)
