Batakçinjtë fanatikë të pushteteve

Batakçinjtë fanatikë të pushteteve

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Janë dy parti politike, PD dhe LSI, që prej kohësh kërcënojnë jo vetëm popullatën që s’kanë përkatësinë e partive të tyre, se Shqipërinë do ta mbulojë hija e mynxyrës. Të mbyllur brënda caqeve të botëkuptimit fanatik e ekstremist, këta bij të denjë të sistemit doganor, shkaqet e urrejtjes që do pasojnë luftën (sipas tyre gjithmonë) mbështeten të gjitha në arsyetimin se “...zgjedhjet e bëra para dy vjetësh janë të vjedhura”. U duhet shtuar këtyre arsyetimeve edhe një gjë tjetër që lidhet me kryeministrin: është i korruptuar, është hajdut, është drogmen, është...e kush nuk është!? Nën vështrimin hakërrues të vendimmarrësit Sali Berisha, kryetari i zgjedhur prej tij, pa përfillur institucionet e partisë dhe asnjë këshillë ndërkombëtarësh, nxorri deputetët përfaqesues të PD-së nga parlamenti. Kushti haluçinant për të hyrë në zgjedhjet vendore është kryerja e zgjedhjeve parlamentare, pasi Edi Rama të ketë dhënë menjëherë dorëheqjen (!?). Pikë! Armët me të cilat do fillojë luftën deklarohet se janë mosbindja civile dhe bombat me benzinë, që lindën si nevojë kundër makinerisë gjermane në Luftën e Dytë Botërore.

Zgjuarsia dhe budallallëku i bëjnë vizitë si atyre që e meritojnë ashu dhe atyre që nuk e meritojnë. O i fitojmë të gjitha, o i humbim të gjitha!-qënka shprehur Sali Berisha në pragun e vendimmarrjes. Ma do mëndja se Zoti e ka zgjedhur në këtë rast prenë si mostër budallai, sepse mungesa e tolerimit është shprehje e kësaj race që endet mes nesh pa u lodhur. Lufta e Saliut, shkalla e dalldisë, si çdo gjë tjetër që ka bërë e bën, duket sikur merr trajtat monumentale të marrëzisë.

Pa tolerancën, frymëzimin për ushtrimin e saj, fanatizmi do ta kish shkretuar tokën me kohë. Edhe nëse nuk do ja kish arritur ta bënte të tillë, e pakta, do t’ua zymtonte jetën njerëve, siç Sali Berisha e Lulzim Basha orvaten të na e bëjnë të gjithë neve që s’jemi në një mendim me ta. E ka provuar këtë si fanatizmi i besimit fetar, ashtu dhe fanatizmi i besimit politik. Fanatikët e njërës palë synojnë të bindin forcërisht tjetrin të mendojë e besojë si ata; fanatikët e palës tjetër udhëhiqen verbërisht drejt qëllimit që i ka vënë vetes për të marrë pushtetin, duke shkelur mbi dinjitetin njerëzor, mbi normat e arsyes e tolerancës. Sokrati, filozofi i lashtësisë është ndër shembujt e parë që sjell historia në fillesën e zhvillimit të fanatizmit e dogmave të besimit. Morali që përcjell dënimi me vdekje i Sokratit, flet për sjelljen e atyre fanatikëve, që kanë në dorë shpërndarjen e pushtetit dhe të pasurisë, të cilët çdo mendim tjetër ndryshe mbi botën, e shihnin si armiqësor.

Popullata e qytetit tim, Tiranës, ku protestohet prej muajsh e vitesh nga pushtetdashësit, e rrethuar në brendinë gri të mureve e asfaltit dhe ndriçimit verbues të armës “Bombë Molotov”, rri e përgjon në ajrin e vdekur fanatikët e klanit të Berishës e Bashës, se si ata luajnë me nervat e qytetarëve. Luzma fisnore  e krahinore që i ndjek, as e kanë njohur dhe nuk e duan lirinë individuale. Ata njohin hierarkinë, strukturën hierarkike, sa të fisit aq dhe të partisë. Të drejtën politike grupi i fanatikëve i gjen në rrënjët konservatore e prapambetja. Këta, partinë e tyre e shohin dhe i përulen si me qenë Fe. Ka vetëm një zot-thonë fetë! Ka një autoritet të përbotshëm që është burimi i çdo të vërtete dhe drejtësie-thotë hierarkia kristiane, ajo islamike, budiste, induse, luteriane, kalviniste, e të tjera shkolla konkurruese! Këto ndarje të dukshme, sëbashku me brenditë e tyre, u shndërruan në faktor social e me rol përcaktues në jetën publike. Po cili është ky Zot? Zoti, për secilin prej tyre është përshkuar në plot libra të shenjtë dhe mendimet (ende të pashtershme) shpesh kalojnë nga debat në luftë për zhdukjen e tjetrit, atij që nuk adhuron Zotin e tij.  Ngjashëm u trashëgua edhe në politikë. Për lexuesin, pse ndodh kështu, dua të veçoj dy faktor: sa më i prapambetur një komb aq më shumë terren gjen përdorimi dhe ndikimi i besimit në popull, fetar apo politik qoftë. Pra, troç, fanatikët i pjell injoranca.

Kjo është arsyeja që dikur të gjitha institucionet politike ishin institucione fetare. Shteti ishte i lidhur ngushtë me fenë, sepse si njëra dhe tjetra nuk e njohin dhe nuk e duan lirinë individuale. Ato, sëbashku, nuk e lënë njeriun e “tyre” të shkëpusë ndërgjegjen. Asgjë mbi to! Për rrjedhojë, as unitet kombëtar.  Shihni se sa copë-copë është ky unitet ndër ne shqiptarët, këtu dhe “atje”, në krahinën shqiptare të Kosovës, që paketa Ahtisari u mohoi të drejtën etnike, gjuhësore, demografike, ekonomike e atë të formimit psiqik.

Kur fillimisht erdhën iluministët, këta “të pa fe” ishin njerëz që luftuan me vepra e ide kundër dogmave të lashtësisë e fanatizmit. Më pas, industrializmi e kapitalizmi në Europë, do të ushtronin një ndikim edhe më të madh mbi mendjen njerëzore. Europa, ku Shqipëria don të shkojë dhe populli në shumicë aspiron të jetë pjesë e saj, për t’u bërë e tillë luftoi të zhvillohej kundër gjithçkaje që lidhej me fanatizmin dhe të kaluarën. Ata nuk do të kursenin as institucionet fetare, as paragjykimet e fesë. Te kjo kisha e famshëshme e Notre Damit, që na u dhimbs të gjithve djegja e saj, nuk falej më njeri dhe sa kryheshim mesha. Thjesht ishte objekt i kulturës, i trashëgimisë, i artit gotik dhe shfrytëzohej për të vjelë të ardhura nga vizitorët e turizmi. Instalimi i sekularizmit dhe demokracisë në perëndim, tregojne se tashmë janë rendi dhe ligjet që administrojnë shtetin e familjen dhe jo fanatizmi. Kjo ishte një ndërmarrje e guximshme, e cila do të shkaktonte një stuhi urrejtjeje dhe zemërimi nga fanatikët hitlerianë, nazistë e fashistë, në gjysmën e shek. XX., shfaqja kjo më tronditëse e fanatikëve që nuk pranojnë palën tjetër. “Tjetri” për këta gangsterë ishte armik që duhej shfarosur.

Sjellja e PD-së ndaj proceseve demokratike në prag zgjedhjesh ka marrë trajta maniake. Parvjet ngritën një çadër ku mbiu intoleranca më e habitëshme e këtyre afërsisht 30 vjetëve demokraci. Fuqia me të cilën u mbërthyen pas idesë se, “s’futemi në zgjedhje pa ndarë pushtetin”, e bënë këtë parti dhe Bashën të shfaqte paaftësinë komike për të kuptuar ç’po ndodh? Sivjet janë miqtë e tij “opinionistë” të mediave mike, që e kanë qorrollepsur e shtangur me idiotësira e absurditete të pakuptueshme të intolerancës. Njëra prej tyre ka qenë që në krye të herës: ta trëmbin Ramën, se është frikacak dhe do e dorëzojë pushtetin. Këtyre “opinionistëve”, që ja kanë parë hairin punës në uzurpimin e studiove televizive, këto ditë ju shtua dhe një shkrimtar. As më shumë dhe as më pak, shkrimtari dhe miku i Berishës i mëshoi idesë se zgjidhja e këtij laku të lidhur fort bëhet duke e frikësuar Ramën. Pra, dhuna dhe jo alternativa, dhuna dhe jo programi do ta sjellin PD-në në pushtet!

Që rendi ligjor të ekzistojë, nuk mjafton të njihet parimi se sundimtarët politikë i nënshtrohen ligjit. Përveç kësaj, e drejta si një tërësi normash të përcaktuara qartë dhe ndarjet kushtetuese të pushteteve, mbështetin praninë e një sistemi ligjor të detyrueshëm për zbatim. Pikërisht këtë precedent kërkon të krijojë Lulzim Basha e Sali Berisha: jo kushtetuta, jo ligjishmëria, jo ekzistenca e rendit ligjor e mëshiruar në institucione, por marrëveshjet private do jenë ato që do drejtojnë shtetin, afërsisht siç ndodhte në fshatrat nga vinin.

Kërkon t’i ndërrosh mëndje fanatikut! Haha...lodhesh kot. Ska lidhje me forcën e fjalës tënde, pa lë më me shkrime si ky, që autori shtyn kohën.

Ndesha këto ditë, duke lexuar “767 letra nga fronti i luftës”, mendimin e autorit Damiano Bruno, i cili, për gjendjen e mjerë të Shqipërisë që përshkuan, për vitet 1916-1918, shpreh shpresën se, “...civilizimi në Shqipëri do të sjellë fillimisht pyllëzimin”. Mbeta pa fjalë nga kjo gjetje, sepse edhe atë pak pyll që patëm, si mall pa zot që ishte, e premë. Ja, thomëni ju, lexues i nderuar, kemi ecuar para me këtë karikaturën demokratike apo kemi bërë pas?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 19/05/2019 15:55

    Civilizimin e sjell vec kafdha erralle Betishe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj