Jenson Button triumfoi në garën e 12-të të Formula 1 që u zhvillua për Çmimin e Madh të Belgjikës.Britaniku realizoi fitoren e dytë në këtë sezon dhe të 14 në karrierën, kjo ishte gara e 50-të e Buttonit me McLaren Mercedes.

Batton u shpall fitues pasi e përshkroi pistën për 1 orë e 29 minuta e 8.53 sekonda.

Kampioni aktual i Formula 1, Sebastian Vetel u pozicionua në vendin e dytë, 14 sekonda pas britanikut. Podiumi i Çmimit të madh të Belgjikës u plotësua nga piloti i skuadrës Lotus, Kimi Raikonen.

Kampionati i Formula 1 do të vazhdojë me Çmimin e Madh të Italisë, që do të zhvillohet në Monzas javën tjetër.

(d.b/shqiptarja.com)