Ulsi Manja i është përgjigjur ministrit Bledi Çuçi, pasi ky i fundit u tall me një deklaratë të mëparshme të Manjas. Ky i fundit tha se partia ka rënë në gjumë dhe si përgjigje, erdhi deklarata e Çuçit, sipas të cilit, në gjumë ka rënë vetëm PS e Dibrës ku ndodhet Manja, ndërsa solli shembullin e Beratit, ku PS, sipas Çuçit, është shumë mirë.
Në përgjigjen e tij, Manja tha se në fakt zgjedhjet i ka fituar Edi Rama dhe se të deleguarit thjesht kanë menaxhuar votat. Ai tha se Dibra nuk krahasohet me Beratin pasi atje i doli mjekra Blendi Klosit.
“PS është shumicë në territor dhe kjo u provua edhe në 6 mars, por kur shtylla kurrizore e partisë nuk rri drejt, unë dua ta them.
Duhet të jemi realistë, i fiton Edi Rama zgjedhjet, ne thjesht menaxhojmë votat që qytetarët i besojnë PS-së dhe Edi Ramës.
Për këtë fola, të drejtës t’i themi e drejtë. Në Dibër nuk i rrinte drejt shtylla kurrizore partisë dhe nuk krahasohet me Beratin, sepse i ka dalë mjekra Blendi Klosit atje në Berat. Atje mori vendimin për të lënë mjekër Blendi”-tha Manja.
PS ka tre mandate qe drejton vendin,dhe tre here eshte nderruar qeveria ne qender,po poshte ne baze drejtimi i PS nuk ndryshon,se kam fjalen per drejtimin e partis por ekam fjalen per drejtoret e institucionene ne rreth. Ne Sarande Drejtoret e ndermarrjeve kane 3 mandate qe jane ne krye te ndermarrjeve dhe i kane bere ndermarjet se prona te tyre.Punesoje vetem njerzit e tyre.
Përgjigju