Bayer Mynchen zyrtarizon blerjen e kampionit të botës, shifër stratosferike për 23-vjeçarin

Bayer Mynchen zyrtarizon blerjen e kampionit të botës, shifër stratosferike për 23-vjeçarin

Bayern Mynchen ende pa nisur merkato e verës ka siguruar futbollistin e dytë që do t’i bashkohet me 1 korrik të 2019. Bëhet fjalë për kampionin e botës me Francën, Lucas Hernandez, i cili është blerë për shifrën e frikshme të 80 mln eurove. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman në faqen zyrtare.

23-vjeçari ndërkohë ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare e vlefshme deri më 31 qershor të 2024. Hernandez është produkt i Atletico Madrid, skuadër me të cilën ka luajtur të pestë vitet e tij si profesionist.

Shifra që ka shpenzuar Bayern për blerjen e mbrojtësit të krahut të djathtë është rekord për klubin. Kujtojmë se më herët gjermanët kanë siguruar shërbimet e një tjetër mbrojtësi kampion të botës me Francën, Pavard.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve