E ndërsa në Spanjë blaugranët u krijuan nga akademia, në Gjermani po ndodhe e kundërta, ekipi i ri që po ndërton Guardiola ka filozofinë e Realit të Madridit.
Me 280 milionë euro në listë për t’u afruar në Gjermani janë portieri Valdez, sulmuesit Suarez dhe Falcao dhe shumë futbollistë të tjerë. Valdez duket se do të jetë goditja e parë, pasi poriteri ka refuzuar kontratën me Barcelonën, ndërkohë që i hapet dera e largimit Noyerit.
Ndërsa pritet që pas tij mund të ketë edhe skarcime të tjera në ekipin bavarez. Askush nuk e ka vendin e sigurt më në ekipin e Bayernit të Mynihut. Për herë të parë në histori gjermanët i nënshtrohen filozofisë së një spanjolli, e cila tanimë nuk po bazohet te akademia.
Dylber Balla