Bayern e Chelsea në çerekfinalet e Champions, shorti të premten në mesditë

Me Bayern Mynih dhe Chelsean plotësohen 8 ekipet e fazës çerekfinale të Champions League. Edhe mbrëmjen e djeshme të fundit për fazën e 1/8 nuk pati surpriza dhe më tej kaluan ekipet e forta. Pasi e kishte mundur 4-1 në ndeshjen e parë Bayern Mynih e mposhti sërish Lazion këtë herë në Gjermani me rezultatin 2-1. Bavarezët kaluan në avantazh me Leëandoëskin në minutën e 33-të që ktheu në gol një penallti. Vendasit dyfishuan me Choupo-Moting në minutën e 73-të ndërsa goli i nderit për Lazion u shënuan nga Parolo. Bayerni kampioni në fuqi kalon në çerekfinale. Ndërsa me eliminimin e Lazios të gjitha ekipet italiane mbeten jashtë çerekfinaleve të Champions gjë që ndodh për herë të parë që prej sezonit 2015-2016.

Ashtu si Bayerni edhe Chelsea e fitoi ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madrid. Në Londër skuadra e Tuchel triumfoi 2-0 ndaj Atletico Madrid me nga një gol për çdo pjesë të shënuar nga Ziyech dhe Emerson. Shorti për çerekfinalet hidhet të premten në mesditë dhe është i hapur. 8 ekipet e kualifikuara përveç Bayernit e Chelsea janë edhe Liverpool, City, PSG, Real, Dortmund e Porto. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë