Bayern favorizohet nga bastet,
gjermanët më pranë Champions

Bayern favorizohet nga bastet,<br />gjermanët më pranë Champions
Bayern Munchen është duke u favorizuar nga kompanitë e basteve për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea. kompania e basteve sportive "bwin" ka vendosur kuotën 1.81 në favor të Bayernit, ndërsa për fitoren e Chelsea kuota është 3.85. Ndërkohë për barazim kuota është katër. Të gjitha këto kuota janë për kohën e rregullt të ndeshjes.

Ndërkohë sa i përket asaj se cila skuadër do të fitojë "Championsin", për Bayernin kuota është vendosur në 1.45, ndërsa për Chelsean kuota është 2.70. Sa më e vogël kuota, aq më e favorizuar është skuadra. Skuadra që fiton ndeshjen finale sot në mbrëmje do të marrë një shpërblim prej nëntë milionë eurosh. Ndërkohë skuadra që pëson në finale do të fitojë 5.6 milionë euro. Shpërblimet i ndan UEFA që edhe organizon Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme:
Bayern M.: Neuer, Lahm, Tymoshchuk, Boateng, Contento, Kroos, Schëeinsteiger, Robben, Mueller, Ribery, Gomez
Chelsea: Cech, Cole, Cahill, Luiz, Bosingwa, Essien, Mikel, Mata, Lampard, Kalou, Drogba

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!