Bayern, Hoeness: Komunikim
në gjermanisht, ndryshe ka gjoba

Bayern, Hoeness: Komunikim<br />në gjermanisht, ndryshe ka gjoba

Lojtarët e Bayern Munih duhet të mësojnë gjermanishten, ndryshe do të ndëshkohen me gjoba. Ky është plani i presidentit Uli Hoeness për të garantuar një skuadër të bashkuar, e lirë nga klanet.
 
Presidenti i rikthyer deklaron se çdokush që dëgjohet të flasë në gjuhë tjetër do të ndëshkohet dhe se dy orë në ditë duhet të kalohen me mësimin e gjermanishtes.
 
"Gjuha kryesore në dhomën e zhveshjes duhet të jetë sërish gjermanishtja, në të kundërt do të ketë përçarje të vogla", deklaroi Hoeness për Sport Bild. "Nuk është gjë e mirë kur nuk mundesh të marrësh pjesë në biseda. Nëse dëshiron të integrohesh në klub, duhet të mësosh gjuhën. Nëse nuk e mëson gjuhën, do të thotë se e sheh këtë klub vetëm si një fazë kalimtare për të shkuar më lart".
 
"Kur Franck Ribery erdhi te Bayern, në fillim na shihte thjesht si një etapë në karrierën e tij.  Por më pas e kuptoi se sa i rëndësishëm ishte Bayern dhe mësoi gjermanisht. Kjo është mënyra e duhur".
 
Hoeness lëvdoi trajnerin Ancelotti si një shembull në këtë aspekt. "Carlo Ancelotti shërben si shembull për disa nga lojtarët. Jam i impresionuar prej tij. Komunikimi është i rëndësishëm për  trajnerin, por edhe tregon se çfarë mund të arrish nëse e dëshiron vërtet".
d.i./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar