Bayern Mynchen të shtunën në mbrëmje i ka treguar Dortmund-it përse ata janë kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe më tej të Europës. Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick ka fituar 2-3 supersfidën klasike me verdhezinjtë në Sigal Iduna Park, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Bundesligës.
Në fundin e kohës së rregullt të pjesës së parë Dortmund kaloi në avantazh më kapitenin Reus, pasi Bayern-it më herët i ishte anuluar një gol me VAR, por kur të gjithë prisnin që skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat Alaba barazoi në minutën e katërt shtesë.
Me fillimin e pjesës së dytë Leëvandoëski i dha menjëherë avantazhin Bayern-it, ndërsa Sane thelloi diferencat para se Haaland të shkurtonte sa për statistikë. Më këtë fitore kampionët në fuqi kapin vendin e parë, me tre pikë më shumë se Dortmund i vendit të tretë.
Ndërkohë në La Liga Atletico Madrid ka mposhtur lehtësisht 4-0 debutuesit e Cadiz në La Liga. Golat u realizuan nga Joao Felix ‘dopietë’, Llorente dhe Suarez. Më herët tre pikët i mori edhe Barcelona që shkatërroi 5-2 skuadrën e Betis. Golat u realizuan nga Dembele, Griezman, Messi ‘dopietë’ dhe Pedri.