Bayern Munih vazhdon të investojë për të ardhmen, teksa ka njoftuar blerjen e dy lojtarëve për sezonin tjetër. Të dy vijnë nga Hoffenheim, Sebastian Rudy dhe Niklas Süle, përkatësisht 26 dhe 21 vjeç.
Rudy ofron një alternativë më tepër në mesfushë, ndërsa Süle luan në qendër të mbrojtjes. Të dy janë lojtarë të kombëtares gjermane dhe sivjet kanë shkëlqyer me Hoffenheim, i cili mban vendin e pestë pas fazës së parë.
"Jemi të lumtur e të kënaqur për transferimin e Niklas Süle dhe Sebastian Rudy te Bayern", tha shefi i bordit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge."Transferimi dy lojtarëve të kombëtares është një investim për të ardhmen e Bayernit”.
Rudy bashkohet me kampionët e Gjermanisë si lojtar i lirë në përfundim të sezonit dhe ka nënshkruar për tre vjet. Süle është blerë nga bavarezët për 20 milionë euro dhe ka nënshkruar për pesë vjet.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com