Bayern Munich ka zyrtarizuar afrimin e Joao Cancelo. Portugezi bashkohet me bavarezët në huazim për gjashtë muajt që vijnë, kjo deri në fundin e Bundesligës për këtë sezon.
28-vjeçari ka kontratë me Manchester City-n deri në verën e 2027, me marrëveshjen e re që parasheh një blerje nga ana e Bayern Munich në fundin e sezonit. Kështu kampionët e Gjermanisë gjejnë një mbrojtës të djathtë klasi.
Portugezi ka dalë nga moshat e Benficës, teksa më herët ka luajtur për Valencian, Interin, Juventusin dhe së fundmi me Manchester City. Me kombëtaren luzitane, Cancelo ka qenë në fushë për 41 ndeshje, duke shënuar edhe shtatë gola.