Bayern Munich ka bërë një parakalim ndoshta vendimtar ndaj Chelsea, në garën për të joshur trajnerin katalanas Pep Guardiola që të firmosë këtë sezon. Drejtori ekzekutiv i skuadrës bavareze, Christian Nerlinger ka patur bisedime me agjentin kryesor të teknikut, dhe duket se takimi ka qenë i frytshëm.
Pep Guardiola, 41 vjec, ka marrë një pushim 12 mujor nga futbolli profesionist, pas largimit nga stoli i Barcelonës, duke përfunduar një periudhë të artë me 13 trofe te skuadra katalanase, që përfshijnë dhe dy Champions League.
Trajneri aktual te Bayern, Jupp Heynckes ka ende 12 muaj të mbetur në kontratë dhe po mendon të largohet pas përfundimit të akordit. Edhe presidenti i Bayern, Uli Hoeness nuk e fshehu javën e kaluar se do të ishte fantastike nëse Guardiola do pranonte të drejtonte bavarezët. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com