Javi Martinez ka kaluar me sukses te Bayern Mynih në Gjermani pas shumë tentativave. Bavarezët kanë paguar shifrën 40 milionë euro, që do të thotë se ky është transferi rekord në Bundesliga.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, pasi drejtuesit e Bayernit arritën me sukses të tejkalojnë problemet ligjore dhe të taksave. Kjo ishte edhe blerja eparë e ekipit gjerman të Munihut për këtë edicion. Bayern lufton në të gjithë kompeticionet për trofe. Bundesligën, të besuarit e trajnerit Henjkes e kanë nisur mjaft mirë duke fituar ndeshjen e parë.

(d.b/shqiptarja.com)