Pavarësisht blerjeve të reja nga ekipi i Bayernit të Mynihut dhe skemave të Guardiolës, heroi i finales së Champions League, Robben nuk i trembet aspak presionit.

“Mendoj se do të luaj, duke mos u ndikuar aspak nga prurjet e reja apo presioni.  Unë nuk kam frikë nga asnjë dhe mendoj se nuk kam për të ndryshuar asgjë.

Natyrisht që ne kemi shumë lojtarë të mirë, më pëlqejnë sepse kemi bërë një ekip më të fortë” deklaroi holandezi.

Në fund të intervistës Robben rikthehet të flasë për Champions League.

“Ishte një moment fantastik. Kudo që shkoj, të gjithë më kujtojnë golin në finale, erdhi në një moment kulminant, pasi disa finaleve të humbura” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com