Bayerni i Mynihut është shpallur kampion i UEFA Champions League 2013 duke mposhtuar në finalen e ‘Uemblit’ ekipin e Dortmundit me rezultatin 1-2. Ndeshja dhuroi shumë spektakël dhe emocione për tifozët që ndodheshin në shkallët e stadiumit. Bavarezët e meriton plotësisht këtë trofe duke treguar se janë më të mirët, pas dy finaleve të humbura. Akti i parë i sifdës finale të Ligës së Kampioneve ka qenë mjaft emocionues me shumë raste për shënim nga të dy ekipet, por Dortmundi bëri diferencën duke mbajtur më shumë topin dhe rrezikuar më tepër portën e kundërshtarit.

Minutat e para ishin pozitive për verdhezinjtë që rrezikojë disa herë portën me Levandovskin, Roisin, Blazikovskin, por pa arritur që të dërgojnë sferën në rrjetë. Fati ishte me bavarezët, ashtu sikur edhe me Dortmundin në pjesën e parë, pasi Roben krijoi tre raste për shënim, por pa arritur që të finalizojë me sukses përballë portierit kundërshtarë.

Fillimisht holandezi përfiton nga një top nga mesfusha dhe vendoset përballë portierit, tenton ta kalojë mbi të, por gardiani e dërgon në goditje këndi. Në tre minutat e fundit përfiton nga një gabim i mbrojtjes në largimin e topit dhe gjuan duke ia përplasur topin portierit në fytyrë. Pjesa e parë u mbyll me një karton të verdhë për ekipin e Bayernit, të cilin e mori Dante pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Blazikovskit. Pjesa e dytë ka filluar më e mirë për ekipin e Bayernit të Mynihut që në minutën e 58 kalon në avantazh për herë të parë me Manzukic. Goli ishte meritë e Robenit që pas një topi të Riberi pason bukur në zonë për sulmuesin, i cili me lehtësi dërgon topin në rrjetë.  Por Dortmundi nuk dorëzohet, pas 8’

Rois fiton një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Dantes. Gyndogan merr përsiër gjuajtjen duke e shëndërruar në gol. Minutat në vazhdim flasin për ekipin e Dortmundit që ka disa raste të tjera për të kaluar në avantazh, por pa rezultat. Bayerni kja një rast të mirë për të kaluar në avantazh me Shvajnshtager, por portieri grushton duke e kaluar topin në goditje këndi. Në minutën e fundit kur dy ekipet po i drejtoheshin shtesës, është Roben që pas një topi të gjatë nga mesfusha e merr bukur në zonë duke kaluar për herë të parë mbrojtjen dhe mposhtuar portierin duke kaluar sferen rrjetë. Roben i dha titullin e pestë kampion në histori Bayenrit  duke shlyer të gjitha mëkatet.

(db/shqiptarja.com)