Në një kohë që selektorët e kombëtareve pjesëmarrëse në ‘Euro2012’ kanë bërë publike listat e të ftuarve për Kampionatin Evropian, statistikat tregojnë se Bayern Munchen është skuadra me më shumë lojtarë në “Euro2012”.

Në total 13 lojtarë të Bayern Munchen do të marrin pjesë në “Euro2012”, dhe nga ata, 8 do të jenë të Gjermanisë. Ndërkohë në rangun e klubeve, Real Madrid është skuadra e dytë me më shumë lojtarë, gjithesjtë 11, ndërsa Dinamo Kiev me 10, nga ta janë 9 ukrainas.

Ekipet me më shumë lojtarë në “Euro2012” janë:
13 - Bayern München (GER 8, CRO 2, FRA 1, NED 1, UKR 1)
11 - Real Madrid (ESP 5, POR 3, GER 2, FRA 1)
10 - Dynamo Kyiv (UKR 9, CRO 1)
9 - Chelsea (ENG 4, ESP 2, CZE 1, FRA 1, POR 1)
8 - Borussia Dortmund (GER 4, POL 3, CRO 1)
8 - FC Barcelona (ESP 7, NED 1)
8 - Manchester City (ENG 3, FRA 2, ESP 1, ITA 1, NED 1)
8 - Shakhtar Donetsk (UKR 5, CRO 2, CZE 1)
8 - Zenit St. Petersburg (RUS 7, POR 1)
7 - Arsenal (ENG 2, CZE 1, FRA 1, GER 1, NED 1, POL 1)
7 - CSKA Moskva (RUS 5, CZE 1, SWE 1)
7 - Juventus (ITA 7)
7 - Liverpool (ENG 4, DEN 1, ESP 1, NED 1)
7 - Manchester United (ENG 4, DEN 1, FRA 1, POR 1)
(rb/shqiptarja.com)