Vlerësimi nuk është aspak surprizë, pasi gjermanët kanë arritur që të fitojnë pothuajse gjithçka që u ka dalë përpara duke filluar nga Gjermania, Evropa, por edhe Kupën e Botës për Klube.
Bayerni ka dështuar vetën në Superkupën e Gjermanisë ndaj Borusias së Dortmundit. Ekipi që tashmë drejtohet nga Guardiola ka grumbulluar 370 pikë.
Por, dominimi spanjoll vazhdon që të jetë prezent, pasi 3 nga 5 klubet më të mira në botë për vitin e kaluar janë spanjolle.
Pas Bayernit klasifikohet Reali i Madridit me 290 pikë, më pas Chelsea me 273 pikë, Ateltiko Madridit me 251 pikë e më pas Barcelona me 247 pikë.
Barcelona edhe pse fitoi kampionatin, ka grumbulluar më pak pikë se Atketiko Madrid, ndërsa Reali pavarësisht se nuk fitoi asgjë pozicionohet në vendin e dytë, pasi arriti deri në gjysmëfinale të Champiosn League dhe në finale të Kupës së Mbretit.