Bayerni i Mynihut është treguar i papërmbajtshëm në ndeshjen e parë përballë ekipit të Arsenalit në Londër duke arritur një fitore spektakolare me rezultatin 1-3. Pjesa e parë ka e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin 0-2. Ndeshja ka nisur më e mirë sesa parashikohej edhe nga miqtë nga gjermani, pasi kanë shënuar shumë shpejt. Në minutën e 7' të ndeshjes pas një aksioni të shpejtë nga krahët ëshët Toni Kros që shënon golin e parë të ndeshjes duke vendosur heshtjen në stadiumin e Arsenalit.
Goli i pësuar corienton vendasit, por trajneri Venger nuk dorëzohet dhe inkurajon të tijët që të vazhdojnë lojën. Megjithatë duke përfituar nga ngërçi i pësuar nga goli i parë, Bayerni shënon edhe golin e dytë me sulmuesin Muller në minutën e 21' të ndeshjes duke gjunjëzuar vendasit. Në pjesën e dytë në minutën e 55' është sulmuesi gjerman Podolski që ngushton diferencën për Arsenalin.
Në minutat vë vazhdim ekipi i trajnerit Venger tenton me të gjitha mundësitë për të barazuar rezultatin me aksione të shpejta, ndërkohë që duhet të kthehej edhe në mbrojtje për të përballuar furinë gjermane. Në minutën e 77' Manzukic shënon golin e tretë për 'bavarezë' duke hipotekuar fitoren dhe thuajse kalimin në tetë nga ekipet më të mira në Evropë.
Shanset e Arsenalit për të kluar në turin tjetër janë pothuajse zero. Ndërsa Porto-Malaga në pjesën e parë ka përfunduar në barazim 0-0. Në pjesën e dytë Moutinho shënon për ekipin e Portos që merr një fitore të vlefshme që i lejon të shpresojë për ndeshjen e kthimit në Spanjë, aty ku Malaga nuk duhet të gabojë për t'u kualifikuar.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com