Baza detare e NATO-s në Durrës, Kollçaku në Report Tv: Porti, pikë strategjike! Përmendemi nga Putini sepse jemi krah aleancës dhe SHBA-ve

Për gjeneralin e Brigadës njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku ka folur pasditen e sotme në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj me praninë e NATO-s në vendin tonë dhe përballes së aleancës me Rusinë.

I pyetur se përse u zgjodh baza e NATO-s në portin e Durrësit Kollçaku u shpreh se ishte një pikë strategjike dhe se vendi ynë ka provuar se është një aktor strategjik në rajon.

'Porti i Durrësit dhe portat hyrëse të tjera, ishin disa nga lokacionet ku u zhvillua gjithë kjo stërvitje. Shqipëria tregoi dhe njëherë që është e aftë të absorbojë. Ne shikojmë që Aleanca ka ndryshuar, kemi samitin para disa kohësh, samitin në Madrid. Vendet treguan vendosmërinë e Aleancës treguan mbrojtjen dhe parandalimin. Pozicioni strategjik sepse nga Sofja është vetëm 60 km. Zgjedhja e Shqipërisë nuk është rastësore, ka provuar që është faktor dhe aktor i rëndësishëm në rajon. Është vlerësuar nga aleanca stabiliteti në rajon. Ne jemi pjesë e pandarë e aleancës. ' u shpreh Kollçaku.

I pyetur se përse Shqipëria është përmendur nga Putin disa herë, gjenerali u shpreh se jemi rreshtuar pranë NATO-s dhe SHBA-ve.

'Sepse jemi rreshtuar pa ekojvokë me alencën dhe SHBA-në. Dihet që Rusi e ka luftën me Perëndimin po në mes është Ukraina. Nuk i dihet kujt do ti vij radha po dihet që do ndalohet Jam i bindur që Ukraina do dalë fitimtare.'- tha ai.

Gjenerali u ndal dhe në aspektin gjeopolitik i parë nga koncepti ushtarak ku bëri me dije se nëse nuk gjendet një zgjidhje me negociata, ka probabilitet që lufta të zgjasë.

'Rusia në momentin e parë për të pushtuar Kievin dështoi. Duhet të jemi të sinqertë që Rusi në këto dy muaj ka përparuar. Ka marrë një pjesë të mirë të Luhanskut dhe po përparon të marrë Donbasit.

Ata pretendojnë se kjo zonë është e populluar me rusë, është zonë e mbushur me minerale. Kjo zonë i kufizon daljen në det. Zona e Donbasit lidhet me një korridor kryesor me Krimenë, ishullin e Krime. Pra bllokohet Ukraina me Detin e Zi, dhe zonat më të pasura industriale i përkasin Rusisë tani.

Nëse nuk gjendet një zgjidhje me negociata, në fushëbetejë kjo do të vazhdojë. Nuk do isha i çuditur nëse nuk do ndodhte një paralele e tillë, ushtria ruse nuk rezultoi ashtu siç mendohej. Ishte një mit që u rrëzua.

I pyetur nëse ka rrezik për armët bërthamore depteti është shprehur se probabiliteti është i ulët. 

'Opsion i mundshëm me probabilitet shumë të ulët.'- përfundoi ai.  

Kujtojmë se Baza detare e NATO-s në Durrës do të jetë e ‘fjalës së fundit’ sipas Kryeministri Rama sot në Bruksel në konferencën për mediat. Pas takimit që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-S, Jens Stoltenberg, Rama tha se kreu i NATO ka treguar gatishmëri për këtë projekt.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 13/07/2022 19:01

    Jemi ne aleate apo legenat e Natos ? Perendimoret na shikojne nga lart poshte dhe keshtu do te jete gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari