Rama me Stoltenberg në Bruksel: Baza detare në Durrës, e 'fjalës së fundit'! Shqipëria, krenare për rolin e saj për paqen dhe stabilitetin

Baza detare e NATO-s në Durrës do të jetë e ‘fjalës së fundit’. Kështu është shprehur Kryeministri Rama sot në Bruksel në konferencën për mediat, pas takimit që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-S, Jens Stoltenberg. Rama tha se kreu i NATO ka treguar gatishmëri për këtë projekt.

Kryeministri ripërsëriti edhe një herë kërkesat e tij që u bëri me dije gjatë Samitit të Aleancës në Madrit disa javë më parë. Rama tha se është e rëndësishme që Ballkani të mbrohet nga ndikimet e këqija dhe duhet dialog, qoftë edhe me Serbinë që nuk është vend anëtar. Rama tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e Partneritet për Paqe, teksa tha se Shqipëria ndjehet krenare për rolin e shqiptarëve për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Kjo vizitë ishte paralajmëruar edhe më herët nga kreu i qeverisë, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Rama: Kosova, pjesë e ‘Partneritetit për paqe’! Me Serbinë të dialogojmë

 

Kryeministri Rama në konferencën për mediat me Stoltenberg tha se Shqipëria është krenare për rolin e saj në rajon.

“Është kënaqësi e madhe dhe po kështu një nder që kthehem këtu dhe që kam mundësinë të ndaj me ju disa opinione pas samitit të Madridit, i cili siç e theksuat, ishte vërtetë një moment historik për Aleancën Trans-atlantike në përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë europiane për shkak të luftës së qëllimtë të Rusisë e po kështu dhe me miratimin e vendimeve të rëndësishme për të transformuar dhe forcuar Aleancën dhe për të siguruar që NATO të vijojë të mbrojë paqen dhe të parandalojë konfliktin e të mbrojë popujt dhe vlerat e Aleancës.

Nga ana tjetër, jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej parlamenteve të para të vendeve aleate për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të tyre nga ambasadorët e vendeve aleate. Ne qëndrojmë me forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe sigurisht që është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, mbështetje që është më e palëkundur se kurrë.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe po kështu edhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor, që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe si vend kandidat për në BE, ne do vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional, në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht, stabilitetit.

Ndërkohë që koncepti i ri strategjik që sapo kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n, ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë.

Nga ana tjetër, pata dhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur tashmë në Samit. Nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është organizëm konsensual. Megjithatë, në kohët ku jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të ri konsiderohet. Së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia, e vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër. Faleminderit shumë edhe për këtë dhe është përherë kënaqësi të kthehesh këtu dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh me energji të plota e të vazhdosh t’i shërbesh kësaj aleance të shenjtë”, tha Rama.

Ora 13:34
Finlanda e Suedia në NATO, Stoltenberg falënderon Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve

 

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg falenderoi Shqipërinë për firmosjen e dekreteve të ligjeve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Ndër të tjera përgëzoi kryeministrin Edi Rama për vizitën në Ukrainë, ku ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Shqipëria është që vërtetë një aleat mjaft e vlerësuar dhe e vlerësoj shumë që takohem sërish me ju. Shqipëria kontribuon në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe në Bullgari dhe ju po kështu ndihmoni edhe në parandalimin e çdo agresioni kundër vendeve aleate të NATO-s. Po kështu ju kontribuoni në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO. Ne e vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet dhe bashkëpunim në rajon. Në samitin e NATO-s në Madrid ne morëm vendime me efekte mjaft thelbësore për të transformuar dhe forcuar Aleancën dhe këtu përfshihet një ndryshim thelbësor në qëndrimin tonë të parandalimit dhe të mbrojtjes, një mbështetje për Ukrainën si dhe një koncept te ri strategjik.

Ne po kështu ramë dakord të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen në NATO dhe përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit për të dyja vendet kaq shpejtë! Faleminderit shumë! Kjo dëshmon se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se vazhdojmë të përkrahim të drejtën e çdo vendi të zgjedhë rrugëtimin e vet. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë do t’i bëjnë ata më të sigurtë, NATO-n më të fortë dhe botën më të sigurte. Kjo është jetike ndërkohë që përballemi më krizën më të madhe të sigurisë në dekada.

NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë. Ne po ofrojmë modele të pashembullta mbështetjeje dhe kjo do të vazhdojë edhe në afat të gjatë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si edhe angazhimin tuaj të fundit për ndihmë humanitare. Gjithashtu dhe vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti. Kështu që kryeministër Rama, i dashur Edi, faleminderit edhe një herë për kontributin e Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët. Pres me padurim që të vazhdoj të punoj me ju kështu që edhe një herë mirë se erdhët”, tha Stoltenberg.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 14/07/2022 06:04

    Eshte se njeri "e kerkoi" dhe bredh poshte e larte duke pellitur, kuptojet edhe me "shtyse" jamerikane, kurse tjetri ben sikur nuk degjon. Dhe "ekspertet" tane gjenerale llafosin miqte. Si ky Kallcaku teputet. Valle i mban me camten shef Lleshit apo ben sikur se njef neper rruge...

    Përgjigju
  • s'ka problem: 13/07/2022 22:08

    Kryeministrin nuk e shqeteson ndertimi i portit ushtarak per NATO por lirimi i hapsires ne portin e durresit te cilat jane te instaluar anijet e marnes ushtarake , si dhe nje pjese e konsiderueshme kalatash jane ne dispozicion te NATO s per c'do rast tranimesh ushtarake apo emergjencash , Zot. Rama gjetiu fle lepuri ,si shkove erdhe ke filluar te lehtosh si shpejt kush beson se ne nje situat teper te rende ku NATO zdi ku ka breket te merret me lirimin e hasirave te kalatave ne portin e durresit si shume ke filluar te nxitosh ????

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/07/2022 16:49

    Ju thashë më heret se Edvin shkjau shqipfolës ka shkuar në NATO për t’i bër avokatin Serborusis. Kërkoi që NATO ta ftojë serbin në takimet e Aleancës së NATO-s…! E shifni se qfar fshihet prapa këti të çmenduri, që ushtria serbe përmes ”bashkpunimit” me NATON të futet në Kosovë dhe me këtë akt tradhtar Edvini do ta kryeqytetit misionin e tij duke e futur Kosovën prap në luft me serborusin. Ky luften ditë dhe natë me veprime të pista pë largimin e Shqipëris nga NATO dhe sa më larg BE-s që përfundimisht Shqiperria të bashkohet me serbin…! Kush nuk shefë këtë lojën e këti të çmenduri ështé i verbuar…!

    Përgjigju
    • Arbërori: 13/07/2022 19:17

      O Labi leshi shqipfolës shkjau si ti i ka përdhunuar dhe i ka masakruar më teper se 20 000 nëna motra dhe vajza nga djepi në Kosovë, o kokë shkjau. Edvin shkjau shqipfolës punon për shkjaun dhe sa për shqiptarë as që mendon. 600 000 mil € e ka ndihmuar Vucicin për t’i ofruar zgjedhjet në Serbi….

    • Labi: 13/07/2022 17:59

      Eshte per te miren tende te kurohesh nga fiqiri ,dukesh qe shkruan enderra me inteligjence budallai. Ndoshta shkjau aty ne kosove te ka perdhunuar fiqirin.

  • LORA: 13/07/2022 16:46

    Mirenjohje zoti Kryeminister per perfaqesimin kudo dinjitoz te Shqiperise tone dhe perpjekjet tuaja serioze,pa u ndalur, ne rritjen e sigurise dhe paqes ne Atdheun tone.

    Përgjigju
  • Elton: 13/07/2022 16:14

    Po do e besh port per ekonomine apo per ushtrine o mik.Harove ta pyesesh ate mikun ndonje para per kete krize te madhe qe po hame dhe do te hame dhe me keq kur te vije fatura e korentit sa e gjithe roga mujore a do na japin? Se sanksionet e ketyre miqve po na varosin .Se Ruseve ska cti beje .

    Përgjigju
  • Rilindja= metastaze: 13/07/2022 15:29

    Vu patronazhistet vuuuuuu, ne mbrojtje te xhepistit te gjate.

    Përgjigju
  • Regi: 13/07/2022 14:47

    Uroj qe suedia dhe finlanda te behet sa me shpejte pjese e Natos dhe neve e treguam me mbeshtetjen tone

    Përgjigju
  • Bori: 13/07/2022 14:37

    Vetem ti je per kete vend zoti Rama askush tjeter

    Përgjigju
  • Fjordi: 13/07/2022 14:35

    Vendi yne ka qen mbeshtets gjithmon i si drejtes dhe paqes boterore

    Përgjigju
  • Mondi: 13/07/2022 14:35

    Shqiperia gjithmone ka qene nje shtet qe ka ofruar paqe per vendet e tjera dhe te kete maredhenie sa me te mira

    Përgjigju
  • Besnik: 13/07/2022 14:34

    Urojm qe finlanda e suedia te behen pjese e natos shume shpejtw. Ecim gjithmone me te drejten dhe pse jo kur i kan permbushur tw gjitha. Politika e natos esht paqa dhe siguria pse jo te jemi te gjithe se bashku

    Përgjigju
  • Ana: 13/07/2022 14:33

    Eshte mire te shohim se si jemi shnderruar nga nje vend i vogel e i paperfillshem ne nje vend qe ka peshe dhe degjohet fjala jone dhe kjo fal punes se rames

    Përgjigju
  • Alban: 13/07/2022 14:33

    Ec para gjigand te pafshim lart e me lart se ndihemi krenare qe jemi te perfaqesuar ne arenen nderkombetare

    Përgjigju
  • Oni: 13/07/2022 14:33

    E kemi trrguar gjithmone qe jemi mbeshtetje per njerezit qe kane nevoje

    Përgjigju
  • Dritan: 13/07/2022 14:32

    Keni marr vebdimin e duhur pwr mbeshtetjen e ofruar per antarsimin e finlandes dhe suedisw ne nato.

    Përgjigju
  • Tani: 13/07/2022 14:30

    Ne situaten qe keto vende ndodhen mbeshtetja e gjithesecilit eshte dicka e rendesishme

    Përgjigju
  • Marius: 13/07/2022 14:29

    Je qe je foli edhe per kosoven o gjigand t behet edhe ajo pjese e nato

    Përgjigju
  • Andi: 13/07/2022 14:29

    Shqiperia gjithmon ka treguar mbeshtetejn e saj per keto vende dhe gjithmon ka qen krah tyre

    Përgjigju
  • tartan: 13/07/2022 14:29

    Nje Shqiperi e forte eshte siguri dhe per nje Kosove te forte.Respekt lideri i kombit SHQIPTARE????????❤️????????!

    Përgjigju
  • Marko: 13/07/2022 14:28

    Ishalla behet ky porti se do rrise sigurine dhe stabilitetin ne rajon

    Përgjigju
  • Andi: 13/07/2022 14:27

    Uroj te kete sa me shume lajme pozitive

    Përgjigju
  • Irian: 13/07/2022 14:27

    Neve e treguam se jemi te fjales dhe kjo u duk me mbeshtetjen qe i dhame finlandes dhe suedise per anatarsimin e tyre ne Nato

    Përgjigju
  • Denis: 13/07/2022 14:27

    Jeni kryeministri me i denje qe ka pasur Shqiperia. Gjithmone keni bere pune te shkelqyera

    Përgjigju
  • Ina: 13/07/2022 14:26

    Pergezoj z Rama qe ka arritur te sjelle Shqiperine ne nje nivel te tille te larte si ka bere

    Përgjigju
  • Miri: 13/07/2022 14:24

    Rama ka punuar dhe e ka sjelle vendin shume para fale punes se tij te palodhur

    Përgjigju
  • Ylli: 13/07/2022 14:23

    Neve po njihemi akoma dhe me shume nga vendet e tjera dhe kjo fal puneve te mira dhe fal bashkpunimeve dhe marrdhenieve te mira me vendet e tjera

    Përgjigju
  • Joana: 13/07/2022 14:23

    Nje konference shume me vlere per vendin kjo. Me takime te tilla z Rama ka bere Shqiperine te ece para

    Përgjigju
  • Jorgo: 13/07/2022 14:22

    Takimi i sotshem ishte nje takim shume i rendesishem per Shqiperine ku po e ben ate nje vend sa me te njohur ne sektore te ndryshem dita dites

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/07/2022 14:19

    Ky Edvin shkjau shqipfolës është perfaqësues i serborusis , ky kur flet për Kosovë ështé një sojë si të flet Vucici, dalshin fare që të dy

    Përgjigju
  • indrit: 13/07/2022 14:14

    me vjen mire qe takime me peshë sic jane dhe keto, po behen nga nje kryeminister me shume vlera sic eshte edhe z. rama

    Përgjigju
  • Ilir: 13/07/2022 14:14

    Te gjithe po e njohin Shqiperine dhe kjo vetem fale marredhenieve te mira dhe bashkepunimeve qe ju keni bere keto kohet e fundit!

    Përgjigju
  • Sara: 13/07/2022 14:13

    Konference fantastike ,uroj qe te kete sa me shume lajme te mjra per vendin ton

    Përgjigju
  • Ervis: 13/07/2022 14:12

    Shqiperia gjithmone ka pasur nje mardhenie te mire me Finlanden dhe Suedine prandaj nuk ka pse te behet pengese per antarsimin e tyre ne NATO

    Përgjigju
  • Alma: 13/07/2022 14:09

    Me vjen mire qe Rama ben takime te rendesishme qe i bejn mire Shqiperise

    Përgjigju
  • Klaus: 13/07/2022 14:07

    Sa mire kur vendet e tjera na e dine vleren dhe na falenderojne per mbeshtetjen qe i kemi dhen finlandes dhe ukraines

    Përgjigju
  • titi: 13/07/2022 14:06

    ne jemi nje nga shtetet e para qe kemi qene gati te ndihmojm Ukrainen be kete luft qe i eshte hapur pa deshiren e saj dhe shume te padrejt .

    Përgjigju
  • Fredi: 13/07/2022 14:06

    Shqiperia ka qene mbeshtetese e madhe e ukraines dhe gjithashtu e finlandes

    Përgjigju
  • Anisa: 13/07/2022 14:04

    Ka lezet kur gjith bota falenderon vendin tend dhe kjo ka ardhur vetem fale punes se palodhur te zotit rama bravoo

    Përgjigju
  • Bledi: 13/07/2022 14:03

    Bravo zoti rama e keni kthyer shqiperine ne nje pike reference per vendet e tjera te ballkanit vazhdoni keshtu me politikat nderkombetare qe na sjellin prosperitet

    Përgjigju
  • Klea: 13/07/2022 14:01

    Me ramen ne keye vendi yn vetem perpara do te ec kudo ka shmusr na ka prezantuar denjesisht dhe ka treguar sesa pooull zemermir jemi

    Përgjigju
  • Altin: 13/07/2022 14:00

    Natyrisht qe jemi te solidarizuar. E kemi treguar hapur gjithmon qendrimin tone

    Përgjigju
  • Geri: 13/07/2022 14:00

    Nje takim fantastik dhe qe tregoj shume per vendin ton sesa te dhen jemi pss paqes dhe sesa shum i ndihmojme te tjert si pershembull ukraina nje vend ne lufte te cilit nga ana jon ju dha nje ndihmese

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/07/2022 12:51

    Ky ështé takim për tentor mashtrimi nga Edvin shkjau shqipfolës, kështu sillet ky kur i dergon informacione drejt Moskes..!

    Përgjigju
  • Ivi: 13/07/2022 10:24

    shpresojm te degjojme vetem lajme te mira per vendin nga ky takim

    Përgjigju
  • alma: 13/07/2022 10:23

    uroj qe ti shkoje sa me mire ky takim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb