I pyetur nga gazetarët nëse do t’ia lejonte presidentit Trump përdorimin e bazës ushtarake në Kuçovë, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi tha se SHBA-të janë aleatë strategjikë, kurse Shqipëria vend i NATO-s. Si rrjedhojë, baza e Kuçovës është e NATO-s, por mbetet për t’u parë nëse SHBA-të do të parasshtrojnë një kërkesë të tillë.

“Republika e Shqipërisë ka marrëdhënie strategjike me SHBA-të. Që nga viti 2015 kemi marrëdhënie strategjike me ta, përtej angazhimit tonë në NATO. Mbetet për t’u vlerësuar dhe për t’u parë nëse vjen një kërkesë e tillë nga pala amerikane. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s. Besoj se e gjithë vendimmarrja me këtë gjë, lidhet edhe me angazhimin e Shqipërisë në aleancë”, tha Nufi.


Lajmi kryesor:

Ministri i Mbrojtjes: KAYO do të negociojë me 2 kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronëve ushtarakë