Qeveria ka autorizuar sot kompaninë KAYO për të negociuar dhe për të lidhur marrëveshje me 2 kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët ushtarakë ‘Made in Albania’. Është herë a parë që krijohet kjo mundësi, tha ministri i Mbrojtjes Emral Nufi, nga e cila nxitet punësimi.
“Miratuam 2 VKM për autorizimin e shoqërisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me dy kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët. Këto dy vendime të Këshillit të Ministrave janë domethënëse, është hera e parë që krijohet mundësia për prodhimin e mjeteve lundruese, kjo është diçka që na bën të ndihemi krenarë dhe jemi afër të finalizimit të marrëveshjeve me këtë autorizim që jep Këshilli i Ministrave. Do të jetë nxitje jo vetëm për industrinë ushtarake, por edhe nxitje për punësimin, krijimin e një hapi të mirëfilltë të ndërtimit të mjeteve lundruese”, tha Nufi.
Lajmi kryesor:
Ministrja Ibrahimaj: Janë rritur çmimet e perimeve, po monitorojmë tregun! Nëse duhet, do të subvencionojmë shtresat në nevojë











