DURRES- Gjatë harkut kohor të një muaji e gjysmë, pesë delegacione me ekspertë të NATO-s, të kryesuar nga drejtues amerikanë, kanë vizituar Bazën Detare të Bishtit të Pallës. Ata marrë kontakte me ushtarakë shqiptarë e janë interesuar për gjithshka që ka ndodhur në këtë bazë që nga koha kur ajo u fut në listën e reparteve ushtarake që do tjetërsoheshin e do shiteshin nga ana e qeverisë deri në ditët e fundit. Tjetër interes i ekspertëve të NATO kanë qenë dhe të dhënat për gjendjen e kësaj baze përsa u përket basenit, kalatave e infrastrukturës tokësore. Gjithshka flet për atë se kjo bazë do t’i rikthehet me gjithë gjasat ushtrisë sonë.
Baza
Burime të sigurta nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë bëjnë me dije se gjatë javëve të fundit ka pasur një interesim të madh të ekspertëve të NATO-s për Bazën Detare të Bishtit të Pallës në Durrës. Kanë qenë pesë delegacione me ekspertë të Traktatit të Atlantikut Verior, të cilat drejtoheshin nga oficerë amerikanë, të cilët kanë inspektuar intensivisht këtë bazë. Ata kanë matur thellësinë e basenit të bazës, kanë parë gjendjen e kalatave, kanë inspektuar depot e armatimit, si dhe gjithë infrastrukturën e mbidheshme e atë të nëndheshme. Ekspertët kanë marrë intervista nga detarët për gjithshka që lidhet me bazën. Sipas burimit nga ky Shërbim, është mëse e sigurtë që kjo bazë tashmë është nxjerrë prej qeverisë së re nga lista e aseteve të ushtrisë të destinuara për t’u shitur për qëllime biznesi dhe do t’u rikthehet sërish FA. Amerikanët duket se e shikojnë me interes këtë bazë detare, me një pozicion tejet strategjik në Adriatik.
Problemet
Nga inspektimi i ekspertëve të NATO rezulton se gjendja e bazës në përgjithësi paraqitet e mirë përsa i përket gjendjes së kalatave, tuneleve, depove e infrastrukturës tokësore. Ndërsa më problematik paraqitet baseni i bazës, që është mbushur me rërë dhe s’lejon ankorimin e mjeteve detare të mëdha. Sipas ekspertëve që e kanë ekzaminuar tashmë, kërkohet thellimi i këtij baseni, në mënyrë që ai të jetë funksional për mjetet që përdorin zakonisht anijet e vendeve të NATO-s.
Historia
Disa muaj përpara fushatës elektorale të qershorit, Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar në atë kohë nga ish-ministri Arben Imami i Partisë Demokratike, shpalli publikisht një listë me reparte dhe asete ushtarake, të cilat mund të tjetërsoheshin dhe u nxorrën në shitje. Në këtë listë u përfshi dhe reparti shumë i rëndësishëm nga pikëpamja ushtarake, si Baza e Bishtit të Pallës. Ajo ndodhet 12 km në veri të qytetit të Durrësit dhe përfshin 12 hektarë territor tokësor. Vendimi i atëhershëm u kontestua nga komandanti i Flotës Luftarake, kundëradmiral Kudret Çela. Mjaftoi ky qëndrim që kupola e ministrisë të propozonte nxjerrjen e tij në lirim.
Sëbashku me Çelën, u lirua nga radhët e ushtrisë dhe një ushtarak tjetër i lartë, i cili doli gjithashtu kundër këtij vendimi për tjetërsimin e bazës në duar të privatëve, duke u nisur nga pazëvendësueshmëria e saj nga asnjë pikë tjetër e bregdetit shqiptar. Baza në atë kohë u inspektua nga një biznesmen serb, që ia kishte vënë syrin asaj për ta kthyer në një port tranziti jahtesh. Duhet thënë se kjo bazë ka reliev ideal për një biznes të tillë. Ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën edhe me asete të tjera publike mendohet që pazaret me familjen e ish-kryeministrit Berisha dhe me vetë Imamin kanë predominuar mbi interesat strategjike, duke marrë OK për të kaluar këtë bazë të paçmuar të FA, jo thjesht tek privati, por edhe në duar të biznesmenëve nga një vend që nuk është anëtar i NATO-s.
Edhe ishulli i Sazanit bazë e mundshme për asgjësimin
Një nga pikat e tjera, që janë marrë në konsideratë nga ana e ushtarakëve amerikanë, për të organizuar demontimin e armëve kimike të Assadit në Shqipëri, sipas burimeve nga Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike, ka qenë edhe ishulli i Sazanit. Kjo bazë e madhe ushtarake, totalisht e pabanuar, paraqet disa përparësi ndaj opzioneve të tjera. Kështu, ajo ka kapacitete portuale, të cilat, megjithatë, si në rastin e Bisht-Pallës, duhej të zgjeroheshin që të mundësonin shkarkimin direkt të lëndëve kimike. Sasia e ujit që nevojitet për proceset teknologjike të demontimit është gjithashtu e siguruar nga deti. Ndërkohë, ndryshe nga çdo bazë ushtarake në territorin shqiptar, ajo paraqet edhe një siguri shumë më të madhe, duke qenë se ishulli nuk ka popullsi që mund të rrezikohet apo të krijojë probleme me protesta. Largësia nga qendrat e banuara gjithashtu ishte një plus edhe për mbajtjen larg syve të kuriozëve të gjithë operacionit të sjelljes dhe demontimit të armëve siriane. Por, Sazani është shumë pranë zonës më të lakmuar dhe më frytdhënëse turistike të vendit, çka ka ndikuar edhe në vendimin refuzues të qeverisë shqiptare.
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com