Bazat detare, Kudret Çela: S’marr
këshilla nga “Gjenerali i Jugut”

TIRANE - Pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, se interesa personale të disa ushtarakëve përfshirë këtu dhe ish-komandantin e Flotës, kërkonin që Shqipëria të vazhdonte të mbante efiçente një sërë bazash ushtarake dhe jo një të vetme, ka reaguar ish-admirali i Flotës Kudret Çela. I akuzuar publikisht nga Imami se ish-komandati i Flotës mendonte me logjikën e Luftës së Ftohtë, Kudret Çela ka pohuar për gazetën "Shqiptarja.com" se deklaratat e ministrit janë spekullim dhe se s'ka nevojë që të marrë ideologji ushtarake nga një ministër që thiret në mënyrë ironike nga shefi i tij si "Gjenerali i Jugut".
"Unë personalisht nuk kam biseduar asnjëherë me mininistrin rreth doktrinës ushtarake dhe mbrojtjes detare. Ai nuk di çfarë flet dhe se çfarë është doktrina ushtarake. Si mund të mendojë një admiral i flotës detare akoma për epokën e Luftës së Ftohtë, në një kohë kur flota jonë s'ka një fregatë apo anije ushtarake. Ne kemi vetëm disa anije që mund të kapin ndonjë kontrabandist dhe për të dhënë ndihmën e parë në rast fatkeqësie dhe asgjë më tepër"-shprehet ish-admirali i Flotës Detare, Kudret Çela. Ky i fundit shton se gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka arritur të përpilojë një plan mbrojtje dhe emergjencash prej 270 faqe sipas standartit të kohës dhe që përdoret aktualisht dhe nga amerikanët. Këtë material ia ka dorëzuar ministrit Imami, por sipas Çelës "gjenerali" nuk e ka marrë mundimin ta lexojë.
"S'mund të bëj debat mbi doktrinat ushtarake me një njeri që flet për ushtrinë kur s'ka qënë asnjë ditë ushtarak. Ministri ka qënë aktor dhe s'e vazhdoi profesionin e tij, dhe u bë politikan prej 20 vitesh. Unë jam ushtarak që kam studiuar dhe kam shërbyer vite të tëra në ushtri dhe në flotën Detare"-shprehet Çela.

(eq/im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën