Baze: Fushata linçuese e Metës ndaj Dvoranit, është betejë për të bllokuar Gjykatën Kushtetuese

Baze: Fushata linçuese e Metës ndaj Dvoranit, është betejë për të bllokuar Gjykatën Kushtetuese

Zyra e presidentit Ilir Meta ka tejkaluar çdo kufi etik në komunikimin dhe shantazhin publik ndaj një gjyqtari të lartë dhe drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke e kthyer betejën e tij politike për kontrollin e KED, në një luftë personale dhe shantazh ndaj gjyqtarit, që nuk pranoi të ngrinte dorën për të deklaruar pafajësinë e tij në videon e transmetuar në vitin 2011.

Kjo betejë personale dhe fushatë linçuese, do të mjaftonte si fakt i vetëm dhe i tejmjaftueshëm për të kuptuar se i vetmi njeri i përfshirë në një luftë personale shantazhuese dhe diskriminuese, me qëllim kapjen e institucioneve të drejtësisë, është Ilir Meta.

Fakti që ai ka mundur të gjejë dikë për zëdhënës, që nuk i vjen zor të shkruajë broçkulla ordinere dhe të shantazhojë si rrugaç një gjyqtar të lartë, nuk do të thotë se Ilir Meta ka ndojë epërsi në këtë betejë.

Më së shumti kjo tregon që ai është nervoz, në ankth dhe i pasigurtë, nëse do të mund të hapë një çështje penale ndaj Adran Dvoranit dhe ta pezullojë atë si drejtues i KED, për të vendosur siç është shrehur vetë, Vitore Tushën.

Pra në fushatën linçuese të Ilir Metës ndaj Dvoranit, nuk ka vetëm mllefe personale dhe konflikte të vjetra interesi, por mbi të gjitha, objektiva të qarta për ta zëvendësuar atë, me një kamikaze të tij.

Dhe ky është fakti më i rëndë dhe kompromentues i ndonjë institucioni zyrtar të shtetit shqiptar, për kapjen e një institucioni të reformës në drejtësi.

Shantazhet e tij të përditëshme, gjuha ordinere e stafit të tij për video e telenovela, dhe adresimi direkt i nevojës së pezullimit të Dvoranit, për t’u zëvendësuar me Vitore Tushën, tregon axhendën reale të Ilir Metës për të kontrolluar institucionet e reformës në drejtësi, dhe për të mundësuar bllokimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Pika kyçe në këtë histori është shmangia e Dvoranit, emërimi i Tushes dhe pastaj përdorimi i saj për të bllokuar procedurat e rinovimit të kandidatëve dhe renditjen e personave që ai dëshiron.

Për të kuptuar këtë, mjafton të lexosh postimet 24 orëshe të presidentit, që erren me Dvoranin e gdhihen me Dvoranin, a thua se ky vend këto ditë vërtitet rreth Dvoranit.

Në fakt jeta politike e Ilir Metës dhe fati i tij, duket se lidhet me Dvoranin, pasi ai është pengesa që Ilir Meta të mos kapë Gjykatën Kushtetuese dhe të mos e bllokojë dot atë.

Ndaj dhe fiksimi i tij ndaj Dvoranit është i justifikueshëm.

Mos ja vini re që ka harruar dhe tërmetin apokaliptik këto ditë. Ka tërmetin e tij përpara./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja