Baze: Një mënyrë për të 'parashikuar' tërmetin e radhës

Baze: Një mënyrë për të 'parashikuar' tërmetin e radhës

Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatërrimi i pjesës së sipërme të taracës së Fakultetit të Gjelolgji- Minierave, në katin ku studentët mësojnë shkencën e Sizmiologjisë.

Si për t’u tallur me të gjithë përpjekjet e shkencës dhe natyrisht për të na treguar idiotët politikë që bëjnë parashikime, tërmeti dëmtoi më rëndë se gjithçka tjetër, pikërisht ndërtesën që ka prodhuar sizmiologët shqiptarë.

Kjo gjë më kujtoi një episod të hershëm si student, kur na patën çuar për praktikë tek “Qendra Sizmiologjike” diku afër Linzës, dhe profesor Betim Muço, po na demonstronte në një dhomë të vogël në majë të një bregu të thatë shtufi, brenda një ndërtesë një katëshe me tulla silikate, aplitudat e tërmeteve që po ndodhnin në atë moment në botë.

Unë po dëgjoja pa interes pedagogun dhe po shikoja një çarje të tullave silikate diagonalisht.

Profesor Betimi i pabezdisur nga mungesa e vëmendjes ndërhyri.

-Eshtë nga tërmeti, tha. Atë se dimë ku bie, dhe se kemi në dorë. Godinën që e kemi në dorë, se kemi bërë ne, e ka bërë ushtria.

Tani në gjithë këtë histeri paniku, që vjen kryesisht nga bestytnia se dikush e di kur do bjerë sërish dhe ka thënë rrini jashtë, një gjë është ende në dorën tonë. Dhe ato janë ndërtimet.

Shqipëria është në një brez mesatar sizmik, që duhet marrë në konsideratë. Historiku i tërmeteve shkatërrimtare ka shkuar deri 9 ballë dhe në histori flitet për tërmete 11 ballë.

E vetmja gjë që vlen, është që disiplina shkencore e mbijetesës ndaj tërmeteve, të përkthehet në ligjësi ndërtimi.

Çdo ndërtim duhet të marrë në konsideratë intestitetin më të lartë historik të një tërmeti në vend, dhe duhet të krijojë hapësira për gjendjen e emergjencës.

Kaq i ka në dorë njeriu, shteti, ndërtuesi, investitori, dhënësi i lejeve etj. Tërmetin nuk e kemi në dorë dhe mos u lodhni ta parashikoni.

Lodhuni të ndaloni ndërtues të papërgjegjshëm, leje të papërgjegjshme, mungesë hapësire për gjendje emergjence dhe injorimin e ligjësive natyrore.

Tërmete si ky i sotmi vlejnë shumë për të reflektuar për pasoja të mundshme katastrofike, nëse do të ishte një shkallë më lart, për pallatet që do të rrëzoheshin dhe që kanë brenda rrezes së ndërtimit pallate të tjera jashtë çdo regulli, për diga të rrezikuara në lumenjtë e vegjël, e rezevuarët që ka 30 vjet që i ruan Zoti, për rrugica që mund të bllokohen nga një taracë e vogël e rrëzuar dhe mund të zërë në çark një komunitet të tërë, për shtesa kati që mund të varrosin një pallat solid, si dhe shumë probleme të tjera që shoqërojnë bumin e ndërtimeve në Shqipëri.

Ndaj nuk do të ishte vonë të niste një studim shtetëror, për të përcaktuar pikat e nxehta që mund të rrezikojnë nga tërmetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme dhe ta nisim vetë me përgjegjshmëri tërmetin e komanduar, për të bërë me dorën tonë, atë që mund të bëjë tërmeti me papërgjegjshmëri për 30 sekonda.

Nga Durrësi në Tiranë janë së paku disa pika të nxehta që nuk dihet ç’mund të ndodhë, nëse e lë fatin e tyre në dorë të tërmetit. Eshtë e vetmja mënyrë të “parashikojmë” dëmet e tërmetit të radhës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark Burgjia: 22/09/2019 20:34

    Ndoshta keni degjuar per Lezhen?Bien shpesh termete aty? Por shetitorja Gjergj Fishta njerin trotuar e ka te bllokuar nga lokalet te cilet u jane bere barrikade pallateve,banoret e te cileve per te hyre apo dale nga apartamentet e tyre duhet te bejne "kercim me pengesa"...Po zjarrfikset a mund te shuajne zjarret po rane aty?Po ambulancat...?Po ne se bien termete...? Keto kepurdha kane mbire gjate fushatave elektorale,pra lejet e tyre jane leshuar ne kembim te votes nder vite e jane ndertuar ne menyre rrufe..Mire eshte edhe te hiqen ne menyre rrufe para termetit tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare