Bazilika e Elbasanit pas zbulimit në 2007-n nis të dokumentohet
Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në Shqipëri.
Foto ilustruese
Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, njëherazi bashkëautore e librit ”Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” dhe me Agron Islamin, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në Shqipëri.
Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane.
E pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të bëra në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 m.
“Publiku duhet ta vizitojë sa më parë se dhe pak ditë do të qëndrojë i hapur, njofton IMK.
Qenë disa punime të rastësishme në qytet që nxorën në dritë bazilikën e Elbasanit në vitin 2007. Më vonë aty u zbuluan edhe një mozaik floreal e disa skulptura të gdhendura në gur.
E shpallur monument kulture i kategorisë së parë, bazilika paleokristiane konsiderohet ndër më të rrallat në vendin tonë.
Rëndësia e bazilikës shumëfishohet edhe nga prania e Via Egnatia-s përbri. Aty janë zbuluara edhe kolona mermeri nga 4 metra që iu pikasin shekujve (V-VI) dhe gjenden më së shumti në qytete bregdetare. Ardhja e këtyre kolonave deri në Elbasan ia shton vlerat këtij monumenti, sipas arkeologëve.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulim i rrallë në Gjermani! Një shpatë 3 mijë vjeçare u gjet pranë eshtrave të tre personave në një varr
17 Qershor 2023, 14:38
-
Gërmime në ‘Palafit’, vendbanimi 7500-vjeçar i Pogradecit! Anastasi: Kemi zbuluar dy qendra banimi të periudhës së bronzit
10 Gusht 2022, 21:40
-
Deri ku shtrihej qyteti bizantin? Arkeologët nisin kërkimet në Durrës
9 Korrik 2022, 15:40
-
Pesë qytetet e famshme të lashtësisë, që sot nuk ekzistojnë
8 Janar 2022, 02:45
-
Albanologët e huaj në kërkim të rrënjëve iliro-shqiptare
31 Dhjetor 2021, 16:13
-
Arkeologët zbulojnë dëshmi të kishës legjendare të humbur e ndërtuar mbi shtëpinë e dishepujve të Jezusit
23 Tetor 2021, 02:41
-
Neritan Ceka: Tezat dhe zbulimet e reja për ilirët! Qytetërimi ilir ka ekzistuar para qytetërimit grek dhe romak
26 Shtator 2021, 20:44
-
Zbulim arkeologjik në Maliq, objekti i përket periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k (FOTO)
17 Shtator 2020, 15:01
-
Restaurimet e monumenteve të kulturës në vend, specialisti: Situata është emergjente!
24 Gusht 2020, 15:02