TIRANË - Filmi shqiptar ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’ është një tjetër film që i është nënshtruar restaurimit në 4K.
Kryeministri Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale teksa shikohet filmi i restauruar.
Në rolin kryesor në këtë film është aktori Bujar Lako, i cili luan rolin e gjeneralit, bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’. Në role të tjera janë edhe aktorët Guljem Radoja apo Rajmonda Bulku.
Rama shkruan se restaurimi i filimit u krue si ‘një dhuratë kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat’.
'MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të ndjekur tani në 4K filmin e realizuar në 1989 “Kthimi i ushtrisë së vdekur” që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan Rama.